Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile po monitorojnë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e orëve të fundit.
Me kërkesë të Bashkisë Shkodër, Forcat e Batalionit I të Këmbësorisë janë vënë në dispozicion të Bashkisë Shkodër për transportin dhe evakuimin në rast nevojë në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit. Aktualisht ka përmbytje të pjesëshme në njësinë Ana e Malit, në fshatin Kuç, ndërsa janë rritur prurjet e lumit Kir dhe Gjadër. Në një pjesë të sipërfaqeve të tokave ka ujë që shkon deri në 30 cm.
Agjencia e Mbrojtjes Civile bën me dije se janë dyfishuar kapacitetet me forca dhe mjete për t’u ardhur në ndihmë sa më shumë banorëve të zonave të prekura. Në njësinë Ana e Malit janë transportuar rreth 75 banorë.
Gjithashtu, trupat dhe mjetet e Batalionit të Vaut të Dejës janë vënë në dispozicion edhe të Bashkisë Lezhë në zonat ku ka prani të shtuar të ujit.
Të gjithë repartet e Forcave të Armatosura, por sidomos ato të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse janë në gatishmëri të plotë dhe të gatshme për të ndërhyrë në rast nevoje.
Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje bashkive të vënë në dispozicion të gjitha burimet për të përballuar situatën në territoret e tyre pasi e kanë detyrim ligjor.
PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit
Nga llogaritjet e IGJEUM, sot dhe nesër nivelet në lumenjtë Drin-Buna dhe Vjosa do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve.
Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë prurje të larta por parashikohen se do të jenë brenda kuotave maksimale të argjinaturave dhe llogariten se do të jenë brenda shtratit natyral. Intensiteti i lartë në disa zona mund të krijojë akoma probleme lokale me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël, përmbytjet urbane dhe rrëshqitje të dherave kryesisht përgjatë ditës së sotme 8 Janar 2021, por përgjatë ditës së nesërme situata do të qetësohet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt. 08) dhe nesër (e shtunë, dt. 09) priten reshje intensive në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ndërsa në qarkun e Dibrës deri lokalisht shumë intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje mesatare, ato do të arrijnë deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri dhe lindje në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt. 09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 17 °C, në vendet e ulëta: 8 / 13 °C, në vendet malore:-1 / 11 °C
ERA
Sot pasdite (e premte, dt. 08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e shtunë, dt. 09) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Zogjtë shtegëtarë bllokojnë rrugë Fier – Gjirokastër
Harta e re sizmike, rritet shkalla e rrezikut, shërben për të ndërtuar në zona të sigurta
Kojliku Qeros kthehet pas 400 vitesh në Shqipëri
Ulqin, rrezikohet zhdukja e ishullit turistik në Bunë
Glasgou, marrëveshja për klimën/ Një fitore e brishtë
Asnjë e dhënë në 3 vitet e fundit nga bashkia Tiranë për ndotjen e ajrit
Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]
Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]
Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së. Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]