Ministria e Shëndetësisë ka vendosur çadra në hyrjen e Urgjencës kryesore në QSUT, për të gjithë personat të cilët do të kenë urgjenca të të gjitha llojeve dhe do tu nevojitet kontrolli mjekësor.
Çadrat do të funksionojnë për parë nëse qytetarët të cilët vuajnë nga shqetësime të tjera, janë gjithashtu të prekur edhe nga koronavirusi. E gjithë kjo për të parandaluar kontaktin e panevojshëm me ambientet e brendshme të spitalit nga pacientë që rastësisht mund të mbartin virusin dhe nuk janë në dijeni.
Nëse ata rezultojnë pozitivë, atëherë do të zhvendosen menjëherë në spitalin infektiv dhe do të caktohet prej andej kur mund t’i nënshtrohen ndërhyrjeve nëse është e domosdoshme.
Një staf i mirë trajnuar do të qëndrojë në shërbim 24 orë dhe pa ndërprerje për t’i pritur këta persona. Qytetarët do të vizitohen në çadrat në spitalin “Nënë Tereza” pas kontaktimit të autoambulancave, por të gjithë ata që e ndjenë urgjente shtrimin në spital, mund t’i drejtohen këtyre çadrave edhe personalisht.
Deri këtë të hënë, në Shqipëri janë konfirmuar 104 persona të prekur me koronavirus, nga të cilët 4 kanë ndërruar jetë. A2CNN
Vaji i palmës favorizon përhapjen e kancerit
Dita Botërore kundër HIV-AIDS – Më shumë meshkuj nën 20 vjeç të prekur në Shqipëri
Omicron – varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Afrikën e Jugut
Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria është vendi me bilancin më negativ në kontinent
Pfizer në kaos/ E punësuara vodhi dokumentet konfidenciale për vaksinën antiCovid dhe ia mbathi
BE rekomandon përdorimin e pilulës së Merck kundër COVID-19
Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune. Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë. Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]
Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19. Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid. Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]
Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë. Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]
Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]