e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë këtë të premte, Gjermania naziste iu dorëzua Aleatëve. Lufta në Paqësor do të vazhdonte edhe për tre muaj të tjerë, por 8 maji 1945, shënoi fillimin e epokës së re në historinë botërore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan, i rikthehet asaj që u quajt V-E Day, Dita e Fitores në Evropë.

 

U festua me ngazëllim fundi i luftimeve në Evropë, tre vjet pasi Shtetet e Bashkuara iu bashkuan kësaj përpjekjeje.

 

Ndërsa bota zbulonte përmasat e mizorive naziste, luftimet e ashpra kundër Japonisë vazhduan në Paqësor. Më shumë se 60 milionë njerëz vdiqën në konflikt.

 

Fitorja e Aleatëve nuk ishte e pashmangshme. Suksesi erdhi nga shumë vendime të mëdha dhe të vogla.

 

Shumë vendime nga individë, presidentë të veçantë, individë në fushë-betejë, komandantët e anijeve“, thotë Conrad Crane, historian i Qendrës së Ushtrisë për Trashëgiminë dhe Edukimin.

 

Kërcënimi i nazizmit çoi në një partneritet të aleatëve të pazakontë.

 

Flasim për vende me dallime të mëdha – Amerika, Britania, Bashkimi Sovjetik u bashkuan për të shkatërruar Gjermaninë dhe miqtë e saj në Evropë, dhe në vazhdim edhe Perandorinë Japoneze. Është një shembull i shkëlqyer se si duhet të funksionojë një koalicion“, thotë zoti Crane.

 

Pas luftës, Evropa u ringrit nga hiri dhe u rindërtua pjesërisht nga Plani Marshall i Shteteve të Bashkuara dhe dëshira e re për një unitet evropian.

 

Shumë prej transformimeve në Evropë, institucionet që ne shohim dolën nga nevoja për të rindërtuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe nga ndjesia e pas luftës se evropianët nuk do t’ia dilnim më të vetëm. Atyre iu duhej ndihmë ”, thotë Kevin Klowden, ekonomist në Institutin Milken.

 

Për shumë vende, Shtetet e Bashkuara u bënë një model.

 

Sot, në botën e lirisë, mburrja më krenare është ‘Ich bin ein Berliner’ (‘Unë jam një berlinez’)”, deklaronte Presidenti John Kennedy.

 

Shtetet e Bashkuara promovuan institucionet ndërkombëtare.

 

Organizma si Kombet e Bashkuara, ngritja e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që në thelb lidhën ekonominë botërore me dollarin amerikan“, thotë zoti Crane.

 

Tensionet u rritën në një Luftë të re të Ftohtë, me Shtetet e Bashkuara të vendosura përballë Bashkimit Sovjetik dhe Kinës komuniste.

 

Sot, me ngritjen e një nacionalizmi të ri, shumë vende po mbyllen brenda vetes.

 

Ekziston pyetja nëse vlerat tradicionale amerikane si tregtia e lirë po funksionojnë ende në favorin tonë. Pra, patjetër që ka patur një ndryshim në qëndrim nga gjenerata e vitit 1945“, thotë zoti Crane.

 

Me humbjen e pjesës më të madhe të prodhimit në Shtetet e Bashkuara dhe përballjen me një pandemi, kjo është koha për rivlerësim.

 

Tani, kur nuk kemi mjaftueshëm ilaçe që prodhohen në Shtetet e Bashkuara, kur nuk kemi maska të mjaftueshme, pajisje të mjaftueshme mbrojtëse, po e vëzhgojmë dhe po kuptojmë se ngjason shumë me situatën e luftës nga pikëpamja e prodhimit“, thotë zoti Klowden.

 

Kujtojmë kështu një ditë feste dhe uniteti, tani e përqëndruar në një sfidë krejt të ndryshme.  VOA

 

* Veteranë amerikanë të betejës në Belgjikë
7 maj 2020

Më shumë

Shqipëria mbetet peng i të kaluarës së saj komuniste

Dështimi i Shqipërisë për t’u shkëputur rrënjësisht nga diktatura e saj brutale komuniste ka shtrembëruar kujtesën e saj për të kaluarën dhe ka dëmtuar tranzicionin e saj nga shoqëria post-totalitare në një demokraci funksionale.   Ky mars shënoi 30-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, […]

Dështon votimi i emigrantëve, palët akuzojnë njëra-tjetrën

Në Shqipëri ka një debat të hapur për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë territorit të republikës, në vendin ku ata janë rezident. Ky proçes u përfshi për herë të parë në Kodin e ri zgjedhor, por palët përgjegjëse për realizimin e tij thonë se për zgjedhjet politike të 25 prillit ai nuk […]

Shqipëria përgatitet për zgjedhje të trazuara

Pavarësisht thirrjeve që partitë të respektojnë standardet ndërkombëtare, ekziston frika se zgjedhjet e këtij prilli do të shohin më shumë polarizim dhe gjuhë agresive se zakonisht – dhe madje edhe dhunë.   Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri mund të mos ketë filluar zyrtarisht, por tashmë programet e partive në […]

Mbështetja për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE s’do t’i prishë punë Marcron-it

Një studim i ri tregon se nuk ka asnjë kuptim politik që Franca të bllokojë vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.   Në 2004, pas zgjerimit të madh dhe kur shumë vende në BE kundërshtonin pranimin e shpejtë të Rumanisë dhe Bullgarisë, Franca ishte përkrahësja e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara