Në kuadër të Ditës të Pavarësisë, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, publikon disa imazhe të koleksionit që dëshmojnë për momente të ndryshme nga kjo ngjarje historike.
“Flamuri i Lirisë” u ngrit në Deçiç më 6 prill 1911 nga udhëheqësi i Kryengritjes së Malësisë së Madhe, Dedë Gjo Luli e trimat e tij. Kjo kryengritje do të bëhej edhe pararendësja e lëvizjeve për Pavarësinë Kombëtare.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, flamuri u soll në Shkodër në studion fotografike të patriotit Kel Marubi e gjurmën e tij të vetme sot, e gjejmë në arkivin e muzeut.
©MKFM, Kel Marubi, Flamuri që u ngrit në Deçiç, 1911
Dita kur Monarkia e Shqipërisë shpallet e jashtëligjshme
108-vjet nga themelimi i Shërbimit Sekret Shqiptar
Bullgarët përvetsojnë luftëtarët dhe figura historike shqiptare
30 vjet nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit
Festa e Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare
Normalja e Elbasanit mbush 111 vjet: Përkujtohen mësuesit e parë
Shqipëria përkujton sot 76-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia […]
Për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit. Për këtë muze u punua në mënyrë të organizuar, sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet, deri në hapjen e tij. Grupi i punës është drejtuar nga […]
Midis qyteveve të Ilirisë, Apollonia rezulton se ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh kërkuesish dhe studiuesish. Duke filluar nga autorët antikë mund të përmendim Herodotin, Aristotelin, Ciceronin, Strabonin, Plinin, Plutarkun, Ptolemeun, Dion Kasin e deri tek ata autorë të shekullit te 20-të, para fillimit të gërmimeve sistematike… Arsyet e këtij interesimi […]
Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip në Stamboll është një shoqëri patriotike, kulturore, arsimore e themeluar më 12 Tetor 1879 me nismën e “Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”. Në krye të saj u zgjodh Sami Frashëri. Këshilli qendror përbëhej nga nga Abdyl Frashëri, Pasho Vasa, Jani Vreto, Koto […]