Tuesday 27 February 2024
Tuesday 27 February 2024

 

Avionë luftarakë izraelitë dhe gjermanë kanë kryer një fluturim të parë të përbashkët mbi kampin e përqendrimit Dachau për të nderuar viktimat e Holokaustit. DW foli me ambasadorin e Izraelit në Gjermani Issarachoff.

 

 

DW: Gjermania është dhe do të jetë gjithmonë një partner shumë i veçantë për Izraelin. A ishte emocionuese për ju që patë të martën ushtarë në tokën e Dachaut, një nga kampet e para të përqendrimit gjerman të Rajhut të Tretë? Si u ndjetë kur patë ushtarë izraelitë dhe gjermanë krah për krah?

Jeremy Issacharoff: Para së gjithash, është një pamje me një fuqi të jashtëzakonshme. Ne jemi bashkë, duke kaluar nëpër një vend që shkaktoi mjerim të madh midis Gjermanisë dhe popullit hebre. Dhe për shumë vite ka qenë një pjesë shumë e vështirë e historisë sonë për t’u marrë me të, midis Izraelit dhe Gjermanisë. Unë mendoj se pamja e ushtarëve izraelitë, së bashku me kolegët e tyre gjermanë, dhe kur ne arrijmë të shohim avionë luftarakë gjermanë dhe avionë luftarakë izraelitë që fluturojnë krah për krah në qiellin e Gjermanisë është një realizim i vërtetë që ne kemi kaluar një pjesë shumë të madhe të historisë dhe kemi vendosur një marrëdhënie shumë unikale – përkundër faktit se historia jonë është kaq e vështirë. Ne kemi qenë në gjendje ta shndërrojmë atë barrë të historisë në një sfidë të përbashkët shansi të përbashkët për paqen.

 

Pilotët izraelitë janë 30, 35 vjeç. Ju folët me ta në Dachau. Sa emocionuese ishte ajo përvojë për ta?

Ju mund ta dini se njëri nga pilotët izraelitë, gjyshi i të cilit ishte një i mbijetuar i Dachaut dhe babai i të cilit ishte pilot, i cili u vra ndërsa shërbente në Forcën Ajrore të Izraelit, mbajti një fjalim shumë emocionues. Ishte një fjalim, i cili vërtet i dha një ndjesi shumë personale një ngjarjeje shumë të madhe të marrëdhënieve të rëndësishme midis dy vendeve tona. Ky ishte përsëri një moment shumë frymëzues, për të parë se si është përkthyer kujtimi i Dachaut për këtë person në një angazhim, siç tha ai, drejt pajtimit dhe miqësisë me Gjermaninë.

 

 

Fluturimi i përbashkët ushtarak izraelit-gjerman ishte i pari në llojin e tij

Pilotët kaluan gjithashtu aeroportin Fürstenfeldbruck, ku terroristët palestinezë vranë 11 izraelitë gjatë Lojërave Olimpike të vitit 1972. Ju ishit një djalë i ri kur ndodhi kjo. E mbani mend si jeni ndjerë atëherë?

Në atë kohë unë isha në të vërtetë 17 vjeç dhe e mbaj mend mirë sulmin terrorist. Unë, si të gjithë të tjerët në botë, mbaj mend që sportistët hynin në stadiumin e Mynihut me flamur, që isha kaq krenar për ta – dhe pastaj pashë sulmin të ndodhte dhe si u zhvillua dhe si shumë prej tyre u vranë. Kur erdha për herë të parë si ambasador në Gjermani, Presidenti [Reuven] Rivlin erdhi këtu për të përuruar memorialin për këta atletë. Pra, ka qenë diçka që e kam ndjekur shumë nga afër dhe gjithmonë ka pasur një ndikim shumë të thellë në ndjenjat dhe emocionet e mia.

Si forcat ajrore izraelite ashtu dhe ato gjermane tani po kryejnë stërvitje së bashku mbi Gjermaninë dhe Evropën Perëndimore. Forcat e Mbrojtjes izraelite janë një nga ushtritë më të forta në botë. Keni vërtet nevojë për këtë program këtu? Apo është kjo para së gjithash, një veprim kujtimi të përbashkët i një historie kaq të errët?

Vizita në Dachau ishte – tani për tani – një pjesë shumë e fortë e këtij bashkëpunimi në vazhdim. Ceremonia që patëm në Dachau përfshinte një pjesë shumë domethënëse të kujtimit dhe të shkëmbimit të mendimeve për atë që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore dhe në Shoah, dhe se si anë zhvilluar që nga atëherë marrëdhëniet midis Izraelit dhe Gjermanisë. Por këto manovra midis Izraelit dhe Gjermanisë nuk janë kryesisht simbolike. Ata ngërthejnë shumë kuptim dhe gjithasht shumë bashkëpunim midis dy forcave ajrore. Të dy komandantët e forcave ajrore janë miq shumë të mirë dhe ata zhvilluan një marrëdhënie shumë të rëndësishme në shkëmbimin e informacionit dhe në diskutimin e teknikave dhe sfidave, me të cilat përballen të dy forcat ajrore.

Pra, kjo nuk është diçka që është thjesht “e këndshme”. Kjo është një simbol shumë i vërtetë i një marrëdhënieje në rritje që po bëhet shumë më e afërt dhe u shërben interesave dhe vlerave të të dyja vendeve. Dhe, më e pakta, mbetet gjithashtu një nga mënyrat më të rëndësishme për zhdukjen e antisemitizmit kur të dy popujt tanë shikojnë se si partneriteti strategjik në zhvillim mund t’u shërbejë interesave të tyre dhe të kontribuojë në vlerat e tyre të përbashkëta, në mirëqënien e tyre dhe në sigurinë.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara