e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

Të rinjtë dhe të rejat gjejnë çdo vit në Forcat e Armatosura mundësinë për të mësuar një profesion. Në Qendrën e Personel Rekrutimit shifrat flasin për një interes në rritje, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit, ku të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria gjejnë mundësi të mira për arsimim, apo përfitimin e një profesioni.

Kolonel Gasper Lala, komandant i Qendrës së Personel Rekrutimit sqaron se “nisur nga reformat e kryera vitet e fundit në FA, një i ri gjen shumë hapësira për të përfituar një profesion, një diplomë, për të përfituar një shërbim, apo një studim jashtë shtetit“.

Kjo, thotë kolonel Lala, e ka lehtësuar punën për të thithur kontigjente të reja për Forcat e Armatosura.

Vetëm për vitin 2019, në Qendrën e Personel Rekrutimit aplikuan 560 të rinj e të reja, prej të cilëve 380 u pranuan, me një përbërje prej 82 vajzash.

 

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara