Zv/kryeredaktori KJ, Herion Mesi njofton se sapo ndaluan te dera e redaksisë, kryeredaktorin e gazetës KOHA JONE, Qamil Xhani
Kryeredaktori ishte tek dera e redaksisë dhe ka dalë sapo kanë ardhur makina me sirena policie dhe ku po rrihnin dy minorenë. Në këtë moment ka ndërhyrë kryeredaktori duke u përpjekur ti filmojë forcat speciale që po dhunonin minorenët, por e kanë prangosur menjëherë kryeredaktorin e KOHA JONE.
Ndërkohë që po i vinin prangat për ta futur në makinën e policisë, jo vetëm kryeredaktori që i ka sqaruar se jam gazetar, por edhe zv/kryeredaktori Herion Mesi u ka thënë se “është kryeredaktor i gazetës KOHA JONE”.
Forcat e policisë e kanë futur me dhunë në makinë kryeredaktorin e KOHA JONE duke e goditur në kokë dhe shpinë.
Më pas botuesi Nikoll Lesi ka telefonuar urgjent drejtorin e policisë së shtetit Ardi Veliu duke ia sqaruar dhe kërkuar llogari për këtë ndalim mu te dera e redaksisë së KOHA JONË.
Mësohet se celularin e kryeredaktorit policia e ka marrë dhe ka fshirë pamjet.
Kryeredaktori është mbajtur për 30 minuta në ambientet e komisariatit numër dy në Tiranë, se bashku me 50 protestues të tjerë që ishin ndaluar. Në ambientet e komisariatit i është kërkuar të firmosë një deklaratë ku të pranonte se ishte ndaluar për “Pjesëmarrje në tubim të paligjshëm”, ndërkohë që arrestimi dhe prangosja e tij është bërë te dera e gazetës “Koha Jonë”.
Pas më shumë se një ore nga momenti i ndalimit para kryeredaktori u la i lirë, ndërkohë që tha për redaksinë se “dola nga komisariati ku po kërciste druri mbi të ndaluarit”.
Unionit i Gazetareve Shqiptare denon me force shoqerimin e dhunshem te Kryeredaktorit te “Koha jone” dhe gazetarit Xhoi Malesia
Shoqerimi i dhunshem i Kryeredaktorit te “Koha jone”, nje dite pas ndalimit dhe shoqerimit te gazetarit Xhoi Malesia, dhe mos komunikimi zyrtar i arsyes, perben shkelje dhe dhune policore mbi gazetaret ne detyre
UGSH pret pergjigjen zyrtare dhe paralajmeron proteste gazetaresh
Nje mbremje pas ndalimit dhe shoqerimit te dhunshem policor te gazetarit Xhoi Malesia, njesi policesh te po te njejtit komisariat me Nr 2, te Drejtorise se Policise se qarkut Tirane, shoqeruan ne te njejten menyre dhe ne pragun e redaksise se gazetes, kryeredaktorin e “Koha jone”, gazetarin Qamil Xhani.
Ndalimi i dhunshem dhe sidomos shoqerimi brutal ne mjediset e komisariatit te policise, (edhe pas identifikimit si gazetar), perbejne nje akt te perseritur te policise se Tiranes ndaj gazetareve.
Kryeredaktori i “Koha jone” sapo ka ndjere nje situate tensioni mes disa te rinjve dhe policeve te njesise speciale eshte vene ne detyre per te fiksuar momentet me aparatin personal. Ky gjest ka mjaftuar qe grupi policor forcerisht ta rrembeje ne automjetin e vet dhe ta shoqeroje drejt komisariatit nr 2 te kryeqytetit.
Ngjarjes se njejte, te ndodhur nje dite me pare me gazetarin Xhoi Malesia, policia dhe autoritet e saj nuk i bene asnje koment dhe zyrtarisht nuk kane sqaruar ende se cila ka qene arsyeja e kesaj dhune mbi gazetaret ne krye te detyres. Te njejtin qendrim mbajne edhe ne rastin ndaj kryeredaktorit te “Koha jone”, ndonese reagimet, denoncimet dhe apelet vijne nga te gjitha organizatat e gazetareve ne nivel kombetar dhe nderkombetar.
Kjo heshtje dhe papergjegjshmeri e autoriteteve te Policise se Shtetit, vijon edhe pas denoncimeve te krereve te larte institucionale dhe institucioneve qe monitorojne jeten institucionale dhe lirite themelore ne vend.
Heshtja e Drejtorit te Policise se Qarkut Tirane, zotit Rebani Jaupaj dhe Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, zotit Ardi Veliu eshte bashkepergjegjesi e akteve dhe natyres agresive te policise ndaj gazetareve dhe sidomos, ndaj reportereve ne detyre.
Unioni i Gazetareve Shqiptare pret pergjigjen zyrtare dhe komunikimin sipas ligjit, nga titullaret e ketyre dy institucioneve per arsyet e shoqerimit te gazetareve Xhoi Malesia dhe Qamil Xhani, duke iniciuar ne kete menyre, ndjekjen e nje procesi ligjor per abuzuesit dhe dhunuesit me uniforme, ndaj gazetareve ne detyre. Ne te kundert, UGSH paralajmeron thirrjen e nje proteste te madhe gazetaresh diten e diele, para Ministrise se Brendshme dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare
Sukseset dhe dështimet e Presidencës sllovene të BE
Berisha shpall rezultatet e referendumit në selinë e PD-së të rrethuar nga Garda: Të hënën nisin protestat anti-qeveritare
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Terrorizmi – Shqipëria rrezikohet nga Irani
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Arrestohet në Romë, ish kryeprokurori Adriatik Llalla
Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi. Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]
Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]