Kompania Ford Motor të mërkurën mbylli përkohësisht dy fabrika në Shtetet e Bashkuara, ndërsa pandemia e koronavirusit goditi rëndë planet e prodhuesit numër dy të makinave në Amerikë për rifillimin e prodhimit të automjeteve të saj më fitimprurëse në Amerikën e Veriut.
Kompania Ford mbylli fabrikën e saj në Dearborn të Miçiganit për shkak se një punonjës rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërsa fabrika e saj në Çikago u mbyll për shkak të mungesës së pjesëve, tha zëdhënësja e kompanisë, Kelli Felker.
Ford nuk pranoi të zbulonte se cili furnizues kishte probleme, por një person i njohur me këtë çështje i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Korporata Lear kishte mbyllur një fabrikë në Hamond të Indianës. Korporata Lear më vonë konfirmoi në një email se kishte mbyllur fabrikën për shkak të infektimit të një punonjësi me Covid-19.
Kjo është dita e dytë me radhë që kompania Ford ishte detyruar të mbyllte fabrikën e saj në Çikago. Të martën Ford e mbylli fabrikën e saj në Çikago pasi dy punonjës në orare të ndryshme gjithashtu rezultuan pozitiv me Covid-19. Fabrikat në Dearborn dhe Çikago pritet të rifillojnë prodhimin shumë shpejt, tha zëdhënësja Felker.
Punonjësit në Dearborn dhe Çikago ishin infektuar jashtë vendit të punës, tha zonja Felker. Fabrika në Dearborn prodhon kamionin shumë fitimprurës F-150, ndërsa ajo në Çikago prodhon makinat Ford Explorer dhe Lincoln Aviator.
Industria amerikane e makinave, përfshirë Fordin, rihapi shumë fabrika të hënën pas një mbyllje të gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Fordi dhe prodhuesit e tjerë të makinave dhe pjesëve të tyre vendosën masa të reja sigurie ndaj koronavirusit në fabrikat e tyre, duke përfshirë kontrollet shëndetësore të punonjësve që hyjnë në ndërtesë, përdorimin e maskave dhe distancimin fizik në linjat e prodhimit, aty ku është e mundur.
Rihapja e fabrikave është një provë që po ndiqet nga afër për të parë nëse punonjësit në një gamë të gjërë të industrive amerikane do të jenë në gjendje të rikthehen në uzina në një numër të madh pa ringjallur frikën e rritjes së infeksioneve.
Kompanitë General Motors dhe Fiat Chrysler Automobiles NV thanë të mërkurën se ata nuk kishin patur asnjë problem në fabrikat e tyre në Amerikën e Veriut. VOA
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]