e shtunë 23 janar 2021
e shtunë 23 janar 2021

 

Dorëshkrimi latinisht me “Formulën e Pagëzimit” u gjet në bibliotekën “Laurenziana” të Firences nga historiani rumun Nikolla Jorga dhe u botua prej tij me 1915.

Njihet si dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip, që njohim deri sot.

Ajo është një fjali e shkurtër shqip (Unte’paghesont premenit Atit et birit et spertit senit) në mes të një shkrimi latinisht, një letër qarkore e kryepeshkopit të Durrësit, Pal Ëngjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Skënderbeut.

Është një formulë që duhet të përdornin familjet për të pagëzuar fëmijët e tyre të porsalindur, kur nuk mund t’i çonin në kishë.

Formula është shkruar në dialektin e Veriut dhe me alfabet latin, i afërt me atë që ka përdorur Buzuku në veprën e tij.

Me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në vitin 2008, Muzeu Historik Kombëtar botoi librin me titull “Formula e Pagëzimit”.

Në këtë libër u përfshinë kumtesat kushtuar dokumentit të parë të shkruar në gjuhën shqipe.

 

 

 

 

Më shumë

Festa e Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

“Flamuri i Lirisë” u ngrit në Deçiç më 6 prill 1911

Në kuadër të Ditës të Pavarësisë, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, publikon disa imazhe të koleksionit që dëshmojnë për momente të ndryshme nga kjo ngjarje historike.   “Flamuri i Lirisë”  u ngrit në Deçiç më 6 prill 1911 nga udhëheqësi i Kryengritjes së Malësisë së Madhe, Dedë Gjo Luli e trimat e tij. Kjo […]

Si u bë Shqipëria vendi i parë ateist në botë

  Regjimi komunist i Shqipërisë e shpalli fenë të paligjshme dhe zhvilloi një fushatë të gjatë shtypjeje kundër besimtarëve të krishterë dhe myslimanë, duke burgosur dhe ekzekutuar klerikë dhe duke përndjekur familjet e tyre, por disa vazhduan ta praktikonin besimin e tyre në fshehtësi.   “Pasi mbaroi lufta, komunistët erdhën së bashku me shkatërrimin e […]

39 vjet më parë u inaugurua Muzeu Historik Kombëtar

Për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit. Për këtë muze u punua në mënyrë të organizuar, sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet, deri në hapjen e tij. Grupi i punës është drejtuar nga […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara