Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Organizatorët e Forumit Ekonomik Botëror kanë thënë të hënën se pandemia e koronavirusit, i ka shtyrë që të bartin samitin e vitit të ardhshëm nga Zvicra në Singapor, i cili do të mbahet me prezencë fizike nga 13-16 maj.

 

Organizimi vjetor i elitës politike, ekonomike dhe biznesore në botë, zakonisht zë vend në janar, në fshatin zviceran Davos.

 

Mirëpo ky organizim është shtyrë deri në muajin maj, për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe organizatorët kanë thënë se fokusi do të jetë në rimodelim të ekonomisë botërore pas krizës së shkaktuar nga pandemia, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

 

Fillimisht ishte planifikuar që Forumi të zhvillohej në një tjetër qytet zviceran, mirëpo situata me pandeminë ka shtyrë organizatorët të bartin ngjarjen në një shtet krejt tjetër.

 

“Ndryshimi i lokacionit reflekton prioritetet e Forumit për ruajtje të shëndetit dhe siguri të pjesëmarrësve”, është thënë në një deklaratë.

 

Singapori është shpallur vendi më i përshtatshëm për këtë takim.

 

Forumi Ekonomik Botëror është thënë se do t’i kthehet Davosit më 2022.

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara