Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Një numër ceremonish u zhvilluan të dielën në brigjet e Normandisë në Francën veriore ku zbarkuan 77 vjet më parë forcat aleate për një betejë vendimtare për Luftën II Botërore.

 

Për të dytin vit radhazi, ceremonitë ishin të kufizuara për shkak të pandemisë, duke mos lejuar pjesëmarrjen e shumë familjarëve të të rënëve dhe banorëve të zonës që tradicionalisht vijnë për nderime.

 

Në fshatin Ver-sur-Mer u zhvillua përurimi i një vepre përkujtimore që nderon sakrificën e ushtarëve që luftuan nën komandën brikanike në këtë betejë.

 

Përmendorja Britanike e Normandisë, siç quhet vepra, mban emrat e mbi 22,000 burrave e grave, kryesisht ushtarë britanikë, që u flijuan në këtë operacion.

 

Më 6 qershor 1944 më shumë se 150,000 trupa të forcave aleate të transportuara nga 7,000 mjete lundruese zbritën në bregdetin e Normandisë në zona të njohura me emrat e koduar Omaha, Utah, Juno, Sword dhe Gold. Beteja në Normandi ishte vendimtare në çlirimin e Francës nga nazistët, dhe si rrjedhojë edhe në fitoren e forcave aleate në Frontin Perëndimor dhe më pas në kapitullimin e Gjermanisë.

 

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara