Në kuadër të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit shumë kriminelë janë liruar nga burgje të ndryshme nëpër botë. Mediat italiane bëjnë me dije se 376 mafiozë janë liruar nga burgjet në Itali dhe janë dërguar nën arrest shtëpiak për shkak të rrezikut të infektimit me koronavirus, duke nxitur një debat në vend.
Gjykatat në Itali që nga fillimi i pandemisë kanë liruar mafiozë të moshuar që vuanin nga sëmundje të ndryshme sepse “janë në rrezik të komplikimeve nëse marrin koronavirusin”. Prokurorët, asociacionet anti-mafia e partitë politike kanë protestuar kundër vendimeve të gjykatave, duke u frikësuar se krerët e mafive do të shfrytëzojnë krizën e koronavirusit për të siguruar lirimin e tyre.
Në mesin e të liruarve dhe të dërguarve në arrest shtëpiak është edhe bosi i “Cosa Nostras”, Francesco Bonura, 78-vjeçari që po vuante dënimin prej 23 vjetësh burgim dhe bosat e “Ndranghetas”, Vincenzino Iannazzo 65-vjeçar dhe Roço Santa Flippone 72-vjeçar, raporton abcnews.
Gjykatat janë frikësuar se një infektim me Covid-19 do të ishte fatal për Filipponen pasi ai kishte probleme serioze kardiovaskulare.
Franco Cataldo 85-vjeçar, një tjetër bos i “Cosa Nostras”, është liruar të hënën. Cataldo ishte në mesin e të dënuarve për kidnapimin e 15-vjeçarit Giuseppe Di Matteo, të birin e informatorit Santino Di Matteo. Djaloshi më pas ishte vrarë e trupi i ishte asgjësuar në acid nën urdhrat e kryemafiashit Giovanni Brusca.
6 maj 2020
Në rast krize të sakrifikohet zona e Shengenit?
Olaf Scholz – kancelari i ri i Gjermanisë
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Nisin protestat masive në Bruksel, qytetarët kundërshtojnë masat anti-Covid
Europa nuk pranon propozimet e Iranit në negociatat bërthamore
Gjermani: Vaksinimi me detyrim – Rrezik radikalizimi?
Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]
Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]
Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj? Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]
Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen? “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]