e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian – Frontex – njoftoi se ka pezulluar të gjitha operacionet në Hungari. Masa vjen pas një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë që kritikoi rëndë sistemin e azilit të Hungarisë.

“Frontex ka pezulluar të gjitha aktivitetet e tij operacionale në Hungari”, i tha AFP-së, Chris Borowski, një zëdhënës i Frontex-it, me bazë në Varshavë.

“Përpjekjet tona të përbashkëta për të mbrojtur kufijtë e BE-së mund të jenë të suksesshme vetëm nëse bashkëpunimi dhe aktivitetet të jenë plotësisht në përputhje me ligjet e BE-së”, tha ai.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë në dhjetor gjeti mangësi të shumta në procedurat e azilit të Hungarisë, duke përfshirë kthimin e paligjshëm të migrantëve nga Serbia.

Gjykata gjithashtu kritikoi ndalimin e migrantëve në “zonat e tranzitit”.

Komisionarja e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johansson shkroi në Twitter se njoftimi i Frontex ishte “i mirëpritur”.

Komiteti i Helsinkit në Hungari (HHC), tha se Hungaria kishte kthyer më shumë se 4.400 migrantë që nga vendimi i gjykatës së BE.

Migrantët, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, shkojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor për të kaluar pastaj më lehtë në territorin e Bashkimit Evropian. REL

Më shumë

Frontex tërhiqet nga kufiri Hungari-Serbi

Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian – Frontex – njoftoi se ka pezulluar të gjitha operacionet në Hungari. Masa vjen pas një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë që kritikoi rëndë sistemin e azilit të Hungarisë. “Frontex ka pezulluar të gjitha aktivitetet e tij operacionale në Hungari”, i tha AFP-së, Chris Borowski, një zëdhënës i […]

1700 vjet jetë hebreje në Gjermani

Ushqim kosher, festivale e festa hebreje: Gjermania feston një vit me radhë larminë e jetës hebreje. Shkak është një dekret romak i vitit 321.   Dorëzimi i një dekreti perandorak nuk ishte gjë e lehtë në shekullin IV. Një video në faqen e internetit të shoqatës 321-2021: 1700 vjet jetë hebreje në Gjermani – […]

“Koha për të vepruar: për një rimëkëmbje të drejtë, të gjelbër dhe dixhitale”, Portugalia merr Presidencën e Këshillit të BE

Nën moton “Koha për të vepruar: për një rimëkëmbje të drejtë, të gjelbër dhe dixhitale”, Portugalia merr këtë Presidencë me tre përparësi kryesore për Bashkimin Evropian:       Promovoni një rikuperim të shfrytëzuar nga klima dhe tranzicioni dixhital;   Realizoni Shtyllën Evropiane të të Drejtave Sociale të Bashkimit Evropian si një element diferencues […]

Suedia merr kryesinë e OSBE-së

Kryetarja e Përgjithshme e OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde. (MPJ Suedi / Kristian Pohl)     Suedia mori kryesimin e OSBE-së, dhe vitin e ardhshëm do të përqendrohet në mbrojtjen e rendit evropian të sigurisë, adresimin e konflikteve të zgjatura dhe rritjen e demokracisë dhe barazisë gjinore.   “Suedia është […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara