e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën me dije se eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025.

 

Sipas njoftimit Bashkimi Europian ka zgjatur skemën pa taksa për importin e frutave dhe perimeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të vitit 2025.

 

AIDA njofton se sipas ndryshimit të mëparshëm të rregullores, regjimi pa taksa për importet e frutave dhe perimeve nga Ballkani Perëndimor do të skadonte në fund të vitit 2020 dhe në këtë kuadër, përveç mollëve, kumbullave dhe misrit të ëmbël, gjatë 5 viteve të ardhshme, produktet shqiptare që mund të eksportohen pa paguar taksë doganore në BE, ndër të tjera janë patatet, kërpudhat, rrushi, qershitë, pjeshka, luleshtrydhja etj.

 

Tarifat preferenciale janë lehtësira doganore (tarifa pa taksa ose tarifa të reduktuara 0).

 

Më shumë

Mbyllja e Kapshticës lë stok mollët e Korçës

Më shumë se gjysma e prodhimit të mollëve në Korçë ka mbetur stok.  Në Zëmblak fermerët ankohen se tonelata mollë po kalben në magazina për shkak të mungesës së tregut ose po  përdoren si ushqim për bagëtinë.   “Gjysmat i hëngrën dhitë. Nuk qarkullojnë mollët jashtë. Nuk i ha tërë Korça mollët dhe Tirana. […]

Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14%

Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14% në vitin 2019, ndërsa rritje me 4% shënuan edhe importet drejt vendit tonë.   Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se së bashku me vendet e rajonit, Shqipëria ka marrë masa për të bërë më të lehtë tregtinë mes vendeve, […]

22 shoqata biznesi kundër bllokimit të llogarive të administratorëve – aksionarëve

22 shoqata biznesi janë shprehur njëzëri kundër ndryshimeve të fundit të udhëzimit të procedurave tatimore, i cili parashikon cenimin e llogarive personale të administratorit, ortakut dhe aksionarit të kompanisë lidhur me detyrimin tatimor të kompanisë pa patur një vendim të formës së prerë të gjykatës i cili ngarkon me përgjegjësi individuale për pagesën e […]

Gazsjellësi TAP fillon operimin tregtar, gati t’u ofrojë gaz transportuesve

Katër vjet e gjysmë pas përurimit të nisjes së ndërtimit të tubacionit në Selanik, gazsjellësi Transadriatik (TAP), një sistem i transportimit të gazit prej 878 km i gjatë, i cili kalon nëpër Greqi, Shqipëri, detin Adriatik dhe Itali, filloi operimin tregtar.   Luca Schieppati, drejtori menaxhues i TAP-it, u shpreh se TAP-i mundëson një […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara