e diel 2 tetor 2022
e diel 2 tetor 2022

 

Më 27 nëntor 1959, publikut  shqiptar iu shfaq premiera e filmit “Furtuna”. Ky film do të ishte i fundit në bashkëprodhim mes  “Mosfilm” të Rusisë dhe kinostudios “Shqipëria e re”. Filmi trajton rezistencën shqiptare ndaj pushtimit italian dhe gjerman gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore. Skenari i filmit është i orientuar drejt zhvillimeve politike të kohës dhe historia e përshkruar në film e reflekton atë duke mbajtur një qëndrim kundër forcave kolaboracioniste, përfshirë Ballin Kombëtar dhe aleatët britanikë, si dhe glorifikimin e misionit sovjetik në mbështetje të luftëtarëve shqiptarë.

Skenari dhe regjia është kryer nga Kristaq Dhamo dhe Juri Ozerov. Aktorë janë Mario Ashiku, Naim Frashëri, Ariadna Shengelaya, Pjetër Gjoka, Lazër Filipi kurse muzika e filmit e kompozuar nga G.Popov dhe Çesk Zadeja.

 

 

 

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara