Publicistit dhe politikanit Kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë nga Këshilli i Qarkut Kukës në vitin 2015. Vendimi është marrë nga Këshilli i Qarkut Kukës, në mbledhjen e radhës të mbajtur të premten. Ky vendim sipas kreut të Këshillit të Qarkut Abdulla Domi, është marrë si rrjedhojë e kërkesës drejtuar Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit, të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumentet përkatës.
Ndërsa, për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin njëkohësisht anëtar i Këshillit të Qarkut heqja e titullit është më së e arsyeshme për shkak të fushatës mediatike dhe politike që Veton Surroi po bën kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin njëkohësisht anëtar i Këshillit të Qarkut heqja e titullit është më së e arsyeshme për shkak të fushatës mediatike dhe politike që Veton Surroi po bën kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këshilli i Qarkut Kukës, në vitin 2015 me propozim te Klubit letrar “Anton Pashku”, Kukës, vlerësoi personalitetin e njohur, Veton Surroi, me titullin e lartë “Nderi i Qarkut Kukës” me motivin “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.
157 – vjetori i lindjes së Isa Boletinit
BMW-ja me shpejtësi skëterrë, pamjet e aksidentit të rëndë në mes të Tiranës
Koha kur shqiptarët internoheshin pa proces gjyqësor
Borë e madhe në Kukës, mjaft fshatra pa energji elektrike
150 – vjetori i lindjes i atdhetarit të shquar Mihal Grameno
91 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA, rekord në rajon e Europë bashkë me Bosnjë-Hercegovinën
Tyrbja e Abaz Aliut në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit ofron këtë fillim viti një pamje magjepsëse e mbuluar me ‘vellon’ e dëborës. Kjo tyrbe ndodhet në malin i Tomorit, i cili është një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë […]
16 janar 2020- Xhevdet Ferri Aktori dhe regjisori Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pas ishte diagnostikuar me kancer. Aktori me shumë role kryesore lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Me bashkëshorten e tij, aktoren Rozeta Ferri, ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet […]
Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e një prone private që preket nga projekti “për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941”. Në vendim thuhet se vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 733 700 (shtatëqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind) lekësh dhe shpenzimet procedurale, në vlerën […]
Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare në Shqipëri, më 2 janar 1946, qeveria komuniste shpalli jashtë-ligjësimin monarkinë. Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure. Atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë. Komunistët e […]