e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

 

Drejtuesja e një emisioni televiziv të Seksionit Persian të Zërit të Amerikës dhe një kritike e hapur e qeverisë iraniane, ka dhënë hollësi të reja rreth njoftimit të autoriteteve amerikane, se ajo ishte shënjestra e një komploti iranian për ta rrëmbyer. Përmes një mesazhi filmik të regjistruar, gazetarja iraniano-amerikane Masih Alinejad, flet rreth dyshimeve për eleminimin fizik të saj nga agjentë iranianë.

 

Gazetarja thotë se agjentët e Byrosë Federale të Hetimit i thanë se sundimtarët islamikë të Iranit “jo vetëm që donin të siguroheshin për eleminimin fizik të saj, por edhe në mbylljen e llogarive që ajo ka në Instagram“.

 

Më martën në mëngjes Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se një gjykatë federale e Nju Jorkut ka ngritur padi ndaj katër shtetasve iranianë për përfshirje në komplotin e pretenduar për të rrëmbyer një “gazetar, autor dhe aktivist të të drejtave të njeriut nga Bruklini, në Nju Jork, që synonte mobilizimin e opinionit publik në Iran dhe në të gjithë botën për të sjellë ndryshime në ligjet dhe praktikat e regjimit iranian”. Por në njoftimin për shtyp të Departamentit të Drejtësisë nuk përmendej emri i personit.

 

Zonja Alinejad, e cila jeton në Nju Jork, konfirmoi më vonë në llogaritë e saj në rrjetet sociale se bëhej fjalë për të.

 

Në mesazhin e saj me video të martën ajo thotë se për arsye sigurie, FBI-ja e ka ndaluar atë të largohet nga Shtetet e Bashkuara.

 

Departamenti i Drejtësisë, nuk ka komentuar ende rreth deklaratave të zonjës Alinejad dhe bisedave që ajo thotë se ka zhvilluar me agjentët e FBI-së.

 

Në një mesazh tjetër filmik të postuar në Twitter të martën nga shtëpia e saj në Bruklin, zonja Alinejad tha se në dy javët e fundit forca policore po ruajnë shtëpinë si një tjetër masë paraprake sigurie. Një makinë policie mund të shihej nga dritarja e gazetares, parkuar jashtë ndërtesës së saj të banimit.

 

Agjencitë e lajmeve amerikane thanë se misioni i Iranit në OKB në Nju Jork nuk i është përgjigjur ende kërkesave për komente në lidhje me komplotin e dyshuar.

 

Departamenti i Drejtësisë tha se katër persona që dyshohet të jenë agjentë të zbulimit iranian, Alireza Shavaroghi Farahani, Mahmoud Khazein, Kiya Sadeghi dhe Omid Noori, planifikonin ta rrëmbenin dhe ta dërgonin me forcë viktimën e tyre në Iran. Ai tha se grupi kishte shqyrtuar metodat e transportimit nga Shtetet e Bashkuara, mes tyre përdorimin e një evakuimi të stilit ushtarak nga qyteti i Nju Jorkut dhe transportimin e saj në rrugë detare në Venezuelë, qeveria e së cilës është një aleate e Iranit. Asnjë nga të katër personat nuk është arrestuar. VOA

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara