Katër vjet e gjysmë pas përurimit të nisjes së ndërtimit të tubacionit në Selanik, gazsjellësi Transadriatik (TAP), një sistem i transportimit të gazit prej 878 km i gjatë, i cili kalon nëpër Greqi, Shqipëri, detin Adriatik dhe Itali, filloi operimin tregtar.
Luca Schieppati, drejtori menaxhues i TAP-it, u shpreh se TAP-i mundëson një diversifikim të dyfishtë, një korridor i ri, i besueshëm dhe i qëndrueshëm energjie, si dhe një burim gazi për miliona përdorues europianë, për dekadat që do të vijnë
“Sot, një vizion afatgjatë u bë realitet! Jam shumë krenar për këtë arritje, që u bë e mundur pikë së pari, falë përkushtimit dhe angazhimit të njerëzve tanë e gjithkujt tjetër që është përfshirë, besimit të patundur e mbështetjes së palëkundur të aksionerëve, të gjitha qeverive në zinxhirin e vlerave dhe Bashkimin Evropian, si dhe kontraktorëve e furnitorëve që punuan në këtë projekt. Si një operator i ri i sistemit të transmetimit, i zhvilluar dhe ndërtuar në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të industrisë, TAP-i mundëson një diversifikim të dyfishtë: një korridor i ri, i besueshëm dhe i qëndrueshëm energjie, si dhe një burim gazi për miliona përdorues europianë, për dekadat që do të vijnë”, tha ai.
“Mbi 50 milionë orë pune, shumë sfida të fituara dhe mbi të gjitha, asnjë incident madhor – një rekord sigurie në punë i rangut botëror”, përfundoi Luca Schieppati, drejtori menaxhues i TAP-it.
Fasonet po sjellin më shumë të ardhura se turizmi
Biznesi, nis zbardhja e aksionerëve anonimë – Përcaktohen procedurat e regjistrimit në QKB të pronarëve të vërtetë, gjoba deri 10 mijë USD
Malësi e Madhe, fermerët zgjerojnë sipërfaqet me bimë mjeksore
Përgjysmohet eksporti i mandarinës, frutat po kalben në pemë
Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14%
22 shoqata biznesi kundër bllokimit të llogarive të administratorëve – aksionarëve
Katër vjet e gjysmë pas përurimit të nisjes së ndërtimit të tubacionit në Selanik, gazsjellësi Transadriatik (TAP), një sistem i transportimit të gazit prej 878 km i gjatë, i cili kalon nëpër Greqi, Shqipëri, detin Adriatik dhe Itali, filloi operimin tregtar. Luca Schieppati, drejtori menaxhues i TAP-it, u shpreh se TAP-i mundëson një […]
Administrata tatimore ka shtuar presionin ndaj tatimpaguesve për të bërë deklarime më të larta të pagave, duke u kërkuar që të deklarojnë pagat reale. Subjektet janë paralajmëruar se ata po monitorohen dhe po krahasohen me tregun dhe se nëse nuk korrigjohen, atëherë do të aplikohen sanksionet e parashikuara në ligj. Në shkresën e […]
Biznesi i vogël dhe ai i mesëm në vend kërkojnë një paketë të tretë ndihme financiare nga qeveria. Kryetari i shoqatës së këtyre bizneseve Albert Nasto deklaroi se dëmet që shkaktoi mbyllja e vendit për shkak të pandemisë dhe më pas rinisja e punës nën protokollet e sigurisë, kanë bërë që biznesi i vogël […]
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm mijëra biznese të vogla në vend nuk do të paguajnë tatim-fitim. Drafti i hartuar nga qeveria ka mbërritur në Kuvend dhe ka nisur diskutimi nga deputetët në Komisionet Parlamentare. Janë në total 5311 subjekte të vogla që do të përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale, nismë e […]