Albanian Profile
e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

Udhëtari dhe poeti i njohur romantik G.G. Byron (1788-1824) përshtypjet dhe eksperiencat e veta nga udhëtimi i tij në Lindjen e Afërt ku përfshihej dhe Shqipëria e asaj kohe i përjetësoi përgjithmonë në veprën e vet poetike The Pilgrimage of Child Harold (1812), vepër e cila e bëri atë të famshëm jo vetëm në rrethet letrare të Londrës por dhe në letërsinë botërore.

 

Ndërmjet referencave dhe përshkrimeve të jetës shqiptare, poeti i madh romantik anglez përshkruan dhe gratë shqiptare. Mes gjithë epiteteve lavdërues për bukurinë e tyre, gjë për të cilën bien dakord pothuajse gjithë udhëtarët e huaj të shekullit të XIX, të bie në sy një përshkrim që ai i bën tërthorazi statusit social të tyre ku i përshkruan si“tamed in their cave”- në kafaz mësuar një figuracion që vështirë ti përshtatet natyrës së butë femërore.

 

Askush nuk mund ta vërë në dyshim, evolucionin e të drejtave dhe lirive civile të grave në Shqipëri që nga koha që Byron-i i përshkroi në veprën e vet, apo dhe rreth 80 vjet më vonë kur Konica argumentonte në faqet e “Albanias” se shoqëria shqiptare nuk do të ecte përpara nëse gjysma e saj, gratë, nënat dhe motrat tona vazhdojnë të mbeteshin analfabete ose dhe deri në vitet 50’ ku shumica e tyre vazhdonin të ishin analfabete dhe shtëpiake.

 

Viti 2021 është një vit frymëzimi për ndryshim. Frymëzim për vetëdije më të madhe të barazisë së grave, për shtimin e grave në udhëheqje, për rritjen e barazisë së grave në çdo fushë.

Më shumë

Sekretarit të Shtetit Pompeo mesazh urimi për Ditën e Pavarësisë: SHBA pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur

“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.   Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e […]

Muzeu Historik Kombëtar: Gëzuar 8 Marsin

Udhëtari dhe poeti i njohur romantik G.G. Byron (1788-1824) përshtypjet dhe eksperiencat e veta nga udhëtimi i tij në Lindjen e Afërt ku përfshihej dhe Shqipëria e asaj kohe i përjetësoi përgjithmonë në veprën e vet poetike The Pilgrimage of Child Harold (1812), vepër e cila e bëri atë të famshëm jo vetëm në […]

Kalendari i festave zyrtare për vitin 2020

Festat zyrtare në Republikën e Shqipërisë pë vitin 2020 janë si më poshtë:   01 janar 2020 Festat e Vitit të Ri 02 janar 2020 Festat e Vitit të Ri 03 janar 2020 Pushim zyrtar*** 14 mars 2020 Dita e Verës* 22 mars 2020 Dita e Nevruzit* 12 prill 2020 E diela e Pashkëve Katolike* […]

Krishtlindje

Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara