Me këngë e valle tradicionale, Gjakova kremtoi ditën e flamurit me festivalin folklorik mbarëkombëtar “N Odën e Malësisë së Gjakovës”.
Edicioni i tretë i festivalit bëri bashkë dhjetëra artistë nga mbarë trevat shqiptare. Një moment emocionues ishte parakalimi i artistëve me këngë e valle në rrugët e qytetit të Gjakovës, i zbukuruar me flamujt kuq e zi e ata të Kosovës.
Festivalin e çeli kryetari i Unionit Artistik Mbarëkombëtar, Azgan Haklaj, i cili përcolli edhe urimet e tij.
Këngët, vallet, instrumentet dhe veshjet e larmishme kombëtare të interpretuara mjeshtërisht nga artistët i dhanë vlera të rralla aktivitetit që nuk e ndali traditën pavarësisht pandemisë. Festivali u mbajt nën masa të forta për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Në fund të aktivitetit juria vlerësoi me çmimin e parë grupin “Ana Morava” nga Vitia Kosovë, me të dytin grupin “Jeta e Re Sullpçan” nga Maqedonia e Veriut, ndërsa çmimin e vendit të tretë e mori grupi “Danks Folk” nga Elbasani.
13 janar 1963 u krye premiera e “Halilit dhe Hajrisë”, të parit balet shqiptar!
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, i listuar ndër 50 muzetë europianë më novatorë të 40 viteve të fundit
Adriano Celentano prej 1 viti i mbyllur në shtëpi për shkak të frikës nga COVID-19
“Moti i madh” i arbëreshëve dorëzohet zyrtarisht në UNESCO!
KADARE “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”
“Pop stars to opera stars” projektohet për publikun në TKOB
Ata janë padyshim parodistët më të famshëm të artit shqiptar. Dikur katër e sot vetëm dy, vazhdojnë të prodhojnë parodi, duke trajtuar në to temat nga më aktualet, me mjeshtrinë e humorit unik, që vetëm Parodistët e Vlorës e dijnë. Parodistët me plot humor siç vetëm ata dijnë të bëjnë, shprehen se 2020-ta […]
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti veprimtarinë artistiko-kulturore që u mbajt në Muzeun Etnografik të Vlorës, 15-vjetorin e përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit”, të mbrojtura nga UNESCO-ja. Presidenti Meta uroi veçanërisht korifejtë shqiptarë të polifonisë, ata që “në rolet e […]
Pas më shumë se gjysmë shekulli që nga bashkëpunimi i fundit, filmi i parë i përbashkët nga krijuesit rusë dhe shqiptarë ka përfunduar, megjithëse nuk është e qartë se kur do të paraqitet në publik. Bëhet fjalë për filmin “Gjirokastra”, regjinë e të cilit, si debutor, e ka bërë skenaristi Yuri Arabov. Skenarin e […]
Botohen kujtimet e Parashqevi Qirjazit nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me dokumentet që ruhen në Arkivin Qendor Shtetëror. Nëntori dhe posaçërisht Ditët e Kongresit të Manastirit janë me rëndësi për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet aty padyshim që e shënojnë çdo vit Kongresin. 112 vite prej […]