Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

 

Pasi Gjermania e pranoi që kishte kryer gjenocid ndaj disa fiseve namibiane, këta kërkojnë si kompensim shuma qindrafish më të larta.

 

1.1 miliardë euro për rindërtimin dhe zhvillimin e Namibisë së sotme, kështu premtoi para pak kohësh Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas. Ai e quajti këtë dhuratë një “gjest i njohjes” së krimeve koloniale kundër grupeve etnike Herero dhe Nama. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se do të kërkojë falje zyrtarisht në një ceremoni në parlamentin namibian.

 

Vetëm gjysma e shumës së vlerësuar

Por paritë e disa fiseve të prekura mendojnë se kjo nuk shkon aq larg sa duhet. Sipas gazetës gjermane “Bild”, Manasse Zeraeua nga Zaraeua Tradition Authority (ZTA), menjëherë pas marrëveshjes, ka kërkuar trilionë dollarë namibianë si kompensim nga ana e Gjermanisë. Kjo shumë përllogaritet të jetë mbi 470 miliardë euro. Prandaj, paratë duhet të rrjedhin për 40 vjet.

Sipas portalit të lajmeve “The Namibian”, tetë trilionë dollarët e kërkuar Namibianë janë vetëm gjysma e dëmit të vlerësuar nga shoqatat e prekura. Përveç fiseve Zaraeua, kërkesën e mbështeshin edhe fiset Maharero, Kambazembi dhe Gam. Sipas portalit, shuma është përllogaritur duke u orientuar te shumat e kompensuara nga Gjermania ndaj hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore.

 

Fyerje e ekzistencës

Pas gati gjashtë vjet negociatash, Namibia dhe Gjermania arritën të premten (28.05.21), një marrëveshje mbi një deklaratë politike. Por krerët e fiseve të prekura e quajtën shumën prej 1,1 miliardë euro që do të ofronte Gjermania me projekte të ndryshme si një “fyerje të ekzistencës sonë”.

 

Përfaqësuesit e mirëpritën njohjen e gjenocidit nga qeveria gjermane dhe pranimin e fajit për mizoritë që ndodhën më shumë se njëqind vjet më parë dhe lajmin se Gjermania do të kërkonte falje. Por ata shtuan se çështja e dëmshpërblimeve duhet të rinegociohet edhe njëherë. Gjatë viteve 1884 deri në 1915, Perandoria Gjermane kishte qenë fuqi koloniale në territorin e Namibisë së sotme dhe i kishte shtypur brutalisht rebelimet. Sipas historianëve, në atë periudhë janë vrarë rreth 65 000 nga 80 000 Herero dhe të paktën 10 000 nga 20 000 Nama. DW

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara