e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

Të enjten, gjykata më e lartë gjermane mbajti në fuqi një vendim që ndalon një praktikante ligjore myslimane të mbajë veshur një shami koke ndërsa kryen detyrat zyrtare.

Në një vendim 7 me 1, Gjykata Kushtetuese Federale tha se edhe pse ndalimi ndërhyn në lirinë fetare të praktikantes, është i justifikuar me qëllimin për të mbështetur një ligj që bën thirrje për “sjellje neutrale” nga ana e kursantëve ligjorë kur bëhet fjalë për çështje ideologjike e fetare.

Sipas ligjit në shtetin Hesse, një grua lejohet të mbajë shami ndërsa qëndron e ulur në një sallë gjyqi mes vëzhguesve, por nuk mund të ndjekë procedurat nga bankat e sallës së gjyqit, të drejtojë seancat gjyqësore apo të mbledhë prova.

Në një opinion ndryshe, një gjyqtar tha se ndalimi “përbën një ndërhyrje serioze” ndaj lirisë fetare të grave ashtu si dhe për trajnimin e tyre si avokate pasi ato nuk kanë asnjë alternative tjetër në ndjekjen e karrierës përveçse të kalojë përmes sistemit të trajnimit të mandatuar nga shteti.

Në Gjermani nuk ka ndonjë vendim që ndalon në shkallë vendi mbajtjen e shamisë së kokës për nëpunësit civilë dhe rregullat ndryshojnë nga shteti në shtet.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara