e shtunë 18 shtator 2021
e shtunë 18 shtator 2021

 

 

Një pjesë e madhe e elektoratit gjerman duket se është ende e pavendosur përpara zgjedhjeve që do të përcaktojnë se kush do të pasojë Angela Merkelin si kancelare, pas 16 vitesh në pushtet. Anketimet e fundit tregojnë se mbështetja për partitë politike është në nivele të njëjta dhe se asnjë parti nuk parashikohet të marrë më shumë se një të katërtën e votave.

 

Blloku i Bashkimit të qendrës së djathtë të zonjës Merkel dhe social demokratët e qendrës së majtë radhiten pranë njëri-tjetrit në anketime, të pasuar nga afër nga të gjelbrit ambientalistë, të cilët gjithashtu synojnë të marrin drejtimin e vendit.

 

Kancelarja Merkel njoftoi në vitin 2018 se nuk do të kërkonte një mandat të pestë katërvjeçar.

 

Njoftimi i udhëheqëses së hershme gjermane çeli një seri garash të brendshme politike që përfunduan me partinë e saj duke propozuar Armin Laschetin, guvernatorin e rajonit Nordrhein-Westfalen, si kandidatin kryesor.

 

Por shanset e zotit Laschet ranë muajin e kaluar kur rajoni i tij u godit nga përmbytjet vdekjeprurëse dhe 60-vjeçari bëri disa hapa të gabuar, si e qeshura në sfond gjatë një fjalimi të zymtë të presidentit të Gjermanisë dhe hezitimin në reagimin ndaj ndryshimet klimatike, të cilat ekspertët thonë se i kanë bërë më të mundshme katastrofa të tilla.

 

Të gjelbrit panë që kuotat e tyre u rritën në prill pasi nominuan 40-vjeçaren Annalena Baerbock si kandidaten e tyre për kancelare, me një paraqitje të qetë, ndryshe nga rivalët e saj.

 

Por edhe kjo nuk zgjati shumë.

 

Mungesa e përvojës ekzekutive të zonjës Baerbock dhe debati mbi plagjiaturën në një libër që kishte shkruar, shkaktoi rënien e mbështetjes për partinë e saj.

 

“Jam mbështetës i hershëm i CDU-së, por nuk do të votoj më për ta. Është e pamundur me një njeri të tillë në krye. Nuk mund të votoj as për të gjelbrit; gënjeshtrat dhe mashtrimi nuk bëjnë për mua,” thotë pensionisti Lothar Wirth, mbështetës i hershëm i CDU-së.

 

Anketimet e fundit nga transmetuesit publikë ARD dhe ZDF tregojnë se pak votues duan zotin Laschet apo zonjën Baerbock për kancelare, duke rritur nivelin e vlerësimit për Olaf Scholzin – ministër i financave dhe zëvendëskancelar i Gjermanisë – dhe për Partinë e tij Social Demokrate.

 

Ish -kryebashkiaku i Hamburgut dhe ministri i punës dikur njihej për atë që kritikët thonë se ishte zakoni për të përsëritur shpesh të njëjtat fraza pavarësisht se çfarë pyetjeje i bëhej.

 

“Zoti Scholz ka shanse të mira tashmë. Do të shohim që në debatet e ardhshme televizive, kandidatët Bearbock dhe Laschet do të mundohen t’ia kalojnë”, thotë Gregor Zons, shkencëtar politik në Universitetin e Dyseldorfit.

 

Rishtazi, 63-vjeçari ka theksuar përvojën e tij të gjatë në qeverisje duke shmangur me shkathtësi vëmendjen mbi krizat si përmbytjet dhe Afganistani, ku Gjermania, si vendet e tjera, po përpiqet të evakuojë qytetarët dhe aleatët e saj pasi u zu në befasi nga marrja nën kontroll e talebanëve.

 

Social demokratët kanë përfituar nga kjo, me një anketim këtë javë që tregon një epërsi të vogël ndaj bllokut të Bashkimit – avantazhi i tyre i parë prej shumë vitesh.

 

Më shumë

BE: Nuk i njohim talebanët, nuk ka bisedime politike

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të shtunën se Bashkimi Evropian nuk i ka njohur talebanët dhe as nuk po zhvillon bisedime politike me militantët, një javë pasi ata morën kontrollin e Afganistanit.   Talibanët i dhanë fund marrjes rrufe të Afganistanit të dielën, duke u futur në kryeqytetin e vendit, […]

Berlin: “Muret bien, kur njerëzit nuk mund t’ i durojnë ato“

Muri vazhdoi të zgjatet duke u ndërtuar edhe në segmente të tjera. Në fotografi punimet nga ndërtimi i zgjatjes së murit në rrugën Zimmerstrasse në vitin 1964     Më 13 gusht 1961, udhëheqja e RDGJ-së filloi ndërtimin e murit që do ta mbante për gati 30 vjet Gjermaninë të ndarë dhe që u kthye […]

Vritet një prift në Francë, i dyshuar është autori i zjarrit në katedralen e Nantes

Një burrë nga Ruanda është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e një prifti katolik romak në Francën perëndimore. Sipas mediave franceze autori i dyshuar i vrasjes i dyshuari është  Emmanuel Abayisenga, një azilkërkues i dështuar i strehuar nga prifti, i cili u dorëzua dhe rrëfeu.   40-vjeçari dyshohet gjithashtu për fillimin e një zjarri […]

1 vit pas protestave në Bjellorusi

Vala e protestave nuk e rrëzoi nga pushteti Aleksander Lukashenkon. Tani regjimi i tij po e rrit me çdo ditë presionin ndaj kundërshtarëve. Bilanci një vit pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi.     Dhjetorin e kaluar pamje të tilla ishin pjesë e restrospektivës së vitit: protestat më të mëdha në Bjellorusi që nga pavarësia […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara