e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

 

Për luftimin e mungesës së fuqisë punëtore, Shoqata Federale e Biznesit të Mesëm kërkon që të vijnë më shumë forca punëtore në Gjermani nga jashtë. “Ne kemi nevojë për një imigrim të organizuar fuqive të kualifikuara, por theksi qëndron tek fuqia e kualifikuar”, shprehet drejtuesi i kësaj shoqate, Markus Jerger të shtunën për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Gjithnjë e më shumë sipërmarrje në të gjitha degët nuk gjejnë sa duhet forca të kualifikuara apo të rinj për kualifikim profesional. “Kjo e rrezikon fort aftësinë konkurruese të biznesit të mesëm dhe me këtë të Gjermanisë në tërësi.”

 

 

Sipas Jerger “shumë sipërmarrjeve u duhet të refuzojnë që tani porositë, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.” Edhe situata e shkollimit profesional nuk është më e mirë. “Në Gjermani ka më shumë se 390 profesione të njohura të shkollimit profesional, e në të gjitha gati mungojnë të rinjtë për shkollim profesional.”

 

Sidomos në degët e informatikës dhe teknikës, në sektorin e kujdesit shëndetësor si edhe zejet profesionale mungojnë forcat e reja. “Në rastin më të keq sipërmarrjet duhet të mbyllin dyert e kjo prek biznesin familjar”, thotë Jerger.

 

Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e ndërtimit

 

Kreu i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele u shpreh për “Welt am Sonntag”, se “në tërësi në Gjermani kërkohen 1,2 milionë forca punëtore, prej tyre dy të tretat si fuqi punëtore e kualifikuar.” Në fund të gushtit kreu i Agjencisë Federale të Punës u shpreh, se Gjermanisë i duhen 400.000 emigrantë të kualifikuar çdo vit për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore.

 

Edhe sektori i ndërtimit ka nevojë për fuqi të kualifikuar punëtore. Në degën e ndërtimit, sipas një sondazhi mungon gjithnjë e më shumë personel i kualifikuar. Në sektorin e ndërtimit të pallateve 33,5% e sipërmarrjeve janë shprerur, se kanë probleme në gjetjen e fuqisë punëtore. “Krahas ngushticave në furnizimin me materiale, mungesa e fuqisë punëtore, po kthehet në një problem gjithnjë e më të madh për sektorin e ndërtimit”, tha studiuesi i Institut të Ekonomisë, Ifo, Felix Leiss. “E kjo në një kohë kur ka shumë kërkesa. dw

 

Më shumë

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Zbulohet plantacioni më i madh i drogës në Europë

Policia spanjolle zbuloi dhe sekuestroi plantacionin më të madh të marjuanës në Europë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 12 hektarësh ku kultivoheshin të paktën 135 mijë rrënjë, në qytezës Huerta de Valdekara’banos, 70 kilometra në jug të kryeqytetit Madrid.   Policia arrestoi 3 persona gjatë një operacioni anti-drogë në këtë zonë, ndërsa […]

Protesta kineze kundër zbatimit të certifikatës shëndetësore COVID-19 në Itali

Një komunitet kinez në provincën e Prato, Itali, deklaroi se certifikata shëndetësore COVID-19 e zbatuar nga qeveria italiane ka shkaktuar ndëshkim të padrejtë për komunitetin. Komuniteti kinez u kërkoi autoriteteve të interpretojnë rregullat në mënyrë fleksibile.   (Rrjeti kinez i Deutsche Welle) – Komuniteti kinez në provincën e Prato është një nga komunitetet më […]

E vërteta e tmerrshme: Deportimi i hebrenjve para 80 vjetësh

Më 18 tetor 1941 treni i parë me hebrenjtë që po deportoheshin u largua nga stacioni Grunevald i kryeqytetit të Rajhut, Berlin. Presidenti Steinmeier shprehet, se kurrë nuk duhet të ketë vend antisemitizmi në Gjermani.   Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në ceremoninë përkujtimore, 80 vjet pas fillimit të deportimeve të hebrenjve berlinezë më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara