e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

 

Për një kohë të gjatë thuhej, se nuk do të kishte vaksinim me detyrim, po kjo nuk është më tabu me zhvillimin aktual të pandemisë. Ka shumë shqetësim për pasojat sociale të një vendimi të tillë. Protesta në fundjavë.

 

 

Infektimet në rritje dhe klinikat e mbingarkuara duket se nuk i bindin kundërshtarët e politikës së Coronës dhe vaksinimit në Gjermani. Të shtunën mijëra protestues dolën në disa qytete gjermane kundër masave të kufizimit për shkak të Coronës, ku në dyqane e restorante lejohet vetëm të hysh vetëm me vaksinim apo nëse je i shëruar nga Corona, si edhe kundër vaksinimit me detyrim. Shumë demonstrues nuk mbanin maska dhe distancën e duhur. Në Berlin u sulmua një gazetar, Pjesërisht protestat ishin pa leje duke vështirësuar punën e policisë, sidomos në Berlin. Një pjesë e protestave drejtoheshin nga partia populiste e djathtë, AfD. Në Potsdam mori pjesë në protestë edhe Tino Chrupalla, zëdhënësi i AfD u shpreh kundër “detyrimit për vaksinim dhe marrëzisë së Coronës.” Në Hamburg demonstruan rreth 5000 vetë, tha një zëdhënëse e policisë.

 

Frika nga radikalizimi

 

Të shtunën kreu i konferencës së ministrave të Brendshëm të landeve të Gjermanisë, Thomas Strobl (CDU), ka paralajmëruar nga radikalizimi i protestave të Coronës në rast se hyn në fuqi vaksinimi me detyrim. Sipas të dhënave të Mbrojtjes Kushtetuese mund të presim që “futja e vaksinimit me detyrim do e përforcojë qëndrimin agresiv të lëvizjes laterale”, tha ministri i Brendshëm për gazetat e grupit mediatike, Funkmediengruppe.

 

Rrezik për demokracinë liberale

 

“Lëvizja laterale është e rrezikshme për demokracinë tonë liberale dhe ajo do të bëhet edhe më e rrezikshme”, tha Strobl. “Ajo mendon, se po dallon shenjat e kalimit në diktaturë, dhe mendon se po identifikon gjithnjë e më shumë një shtet jolegjitim”, kundër të cilit është e justifikuar rezistenca.” Por në luftë kundër Coronës është e drejtë të futësh një vaksinim me detyrim. “Edhe nëse ndodh radikalizimi në rritje: Ne nuk duhet të ndalemi nga ekstremistët, ideologët konspirativë dhe antisemitistët të bëjnë gjënë e duhur”, ka thënë Strobl.

 

Së fundmi një numër i madh politikanësh gjermanë janë shprehur për futjen e vaksinimit me detyrim. Me shumë gjasë kancelari i ardhshëm i gjerman, Olaf Scholz është shprehur, se për këtë duhet të votohet në Bundestag pa nevojën e respektimit të disiplinës së grupit parlamentar. Sipas të dhënave të zëdhënësit të qeverisë, Steffen Seibert një votim i tillë mund të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm. DW

 

 

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara