Më në fund dalin përgjigjet e testeve biomjeksorë që i janë bërë opozitarit rus Navalnyj, në koma farmakologjike prej disa ditësh. Mjekët gjermanë dalin me përfundimin se Navalnyj është helmuar me Novichok, një agjent nervin i ngjashëm me atë që vrau Sergej Skripal dhe vajzën e tij Julia, në Salisbury (Angli).
“I është bërë thirrje qeverisë ruse që të japë shpjegime” ka shkruar në një notë të tij Steffen Seibert, zëdhënës i kabinetit Merkel. “Qeveria Federale do të informojë të gjithë partnerët e NATOS dhe të BE-së mbi rezultatet e këtyre kërkimeve” dhe se “do të diskutojmë masat e duhura sipas edhe përgjigjes ruse”. Dhe përgjigjia ruse nuk vonon; nëpërmjet zëdhënësit të Kremlinit Dmitrij Peskov, qeveria ruse deklaron se “nuk është vënë në dijeni” mbi përfundimet e autoriteteve gjermane.
Perëndimi mban akoma në fuqi sanksionet kundër Rusisë pas aneksimit të Krimesë nga ana e kësaj të fundit. Në rastin e Skripal, SHBA dhe BE shpallën si “non grata” disa diplomatë rusë dhe nuk morën pjesë në Kampionatin Botëror të Moskës, më 2012-ën. Thellimi dhe zgjerimi i masave të tilla mund të sillte pasoja për ekonominë ruse.
Ekspertë të sigurisë mendojnë se nuk është e nevojshme asnjë provë për të vërtetuar se pas akteve të tillë është vetë Kremlini. Pakkush në Rusi mund të ketë akses në një substancë të tillë toksike nervine si Novichok, të zhvilluar në laboratorët sekretë sovjetikë në vitet ’70-’80-të e të përdorur edhe herë të tjera për likuidimin e kundërshtarëve politikë.
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Poloni: Dhjetëra mijëra vetë kërkojnë qëndrimin në BE
Vendet e BE kërkojnë fonde për ndërtimin e mureve të emigracionit
Polonia, hapi i parë drejt largimit nga BE?
Samiti i Brdos: Liderët e BE rikonfirmojnë unitetin
BE mbështet Francën në grindjen për nëndetëset
Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]
Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin. Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]
Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron. Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]
Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]