e mërkurë 24 shkurt 2021
e mërkurë 24 shkurt 2021

 

Në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme për mbështetjen e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 dhe për mbrojtjen e atyre që përballen me një rrezik të lartë prej ndërlikimeve të rënda nga koronavirusi, Gjermania dhuroi 1000 pajisje oksimetra të pulsit për Shqipërinë, sjellja e të cilave u realizua nga Zyra e OBSh-së në Shqipëri. Pacientët e diagnostikuar me COVID-19 me rrezikshmëri të lartë do të mund ta përdorin këtë pajisje për të monitoruar më mirë veten e tyre teksa luftojnë virusin.

Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shëndetësore shqiptare në një ceremoni të organizuar me praninën e ministres Ogerta Manastirliu, Peter Zingraf, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri (Ambasada Gjermane Tiranë) dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së dhe Drejtuese e Zyrës së OBSh-së në Shqipëri.

Zyra e OBSH në Tiranë thotë se: “Ne jemi në këtë betejë së bashku! Askush nuk është i sigurt, derisa të gjithë të jemi të sigurt!”

 

Më shumë

Rasti i parë që infektohet pas vaksinimit, mjeku Pipero del pozitiv ndaj COVID-19

Ditën e sotme shënohet rasti i parë në vend që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë vaksinën anti-covid. Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, doli pozitiv ndaj COVID-19, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.   I kontaktuar nga A2, Pipero tha se është në gjendje të mirë, pasi i […]

Ekipit të OBSH-së i ndalohet hyrja në Kinë

Anëtarëve të një ekipi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u është ndaluar hyrja në Kinë. Ekipi duhej të hetonte origjinën e koronavirusit në Vuhan. Pekini kishte rënë dakord për këtë vizitë në dhjetor, pas shumë muajsh negociatash me OBSH-në. Dy zyrtarë ishin nisur në udhëtimin e tyre por, njëri tani është kthyer dhe […]

Fshehje dhe kaos shifrash për testimet e COVID-19 në laboratorët privatë

Në fund të marsit, kur vendi sapo ishte përfshirë nga ethet e pandemisë së COVID-19, reklamat për teste në spitalet private ngritën shqetësime etike dhe ligjore. Ligji shqiptar për “parandalimin e sëmundjeve e epidemike” e ndalon mundësinë e komercializimit për dignostikimin dhe kurimin e sëmundjeve epidemike dhe specifikon se shërbimi duhet të jetë falas. […]

Po demostronte injektimin e vaksinës kundër koronavirusit, infermieres i bie të fikët

Një infermiereje në Spitalin Memorial CHI në Tenesi, i ra të fikët gjatë një konference shtypi menjëherë pasi mori vaksinën e zhvilluar nga Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.   Infermierja Tiffany Dover po fliste në podium për rëndësinë e vaksinimit kur ndërpreu fjalën e saj për të thënë: “Më falni, po ndjehem shumë e trullosur”. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara