e hënë 19 prill 2021
e hënë 19 prill 2021

 

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas sapo vizitoi si Greqinë dhe Turqinë. Gjatë takimeve me palët, që së fundi kanë shkallëzuar rivalitetet e tyre në Mesdhe për shkak edhe të zbulimit të burimeve nënujore të naftës dhe të gazit, ministri gjerman u foli qartë atyre mbi rreziqet e këtyre shkallëzimeve dhe i ftoi të zgjidhin me dialog çështjet e diskutueshme.

Shefi i diplomacisë gjermane paralajmëroi se situata e krijuar është si të “luash me zjarrin”. Në këtë moment, në ujrat përreth ishullit të Kretës, po zhvillohen manovra ushtarake si greke, ashtu edhe turke, greke në det të hapur. Ministri gjerman i quajti këto manovra shumë të rrezikshme: “shkëndija më e vogël mund të çojë në katastrofë”, tha ai.
Kjo është java e të gjitha rreziqeve.

Ndërsa Ankaraja po i shton deklaratat armiqësore dhe demonstrimet e forcës, Athina dhe Uashingtoni kanë vendosur të bëjnë manovra ushtarake të përbashkëta në një zonë detare që gjendet në rrugën e planifikuar të anijes eksploruese turke Oruç-Reis. Ankaraja bëhet e ditur se kohëqëndrimi i kësaj anijeje do të zgjatet edhe për disa ditë të tjera. Këtyre manovrave u janë bashkuar edhe avionët luftarakë F-16 të bazave amerikane në Emiratet e Bashkuar. Po ashtu, manovra të tjera ushtarake do të zhvillohen javën e ardhshme midis Greqisë Qipros dhe Francës. Kjo e fundit, ndryshe nga Gjermania, mori anën e Greqisë dhe kundër Turqisë menjëherë pas incidenteve të parë.

Parlamenti grek do të ratifikojë marrëveshjen detare greko-egjiptiane, e cila ka zemëruar shumë Ankaranë, ngaqë anullon marrëveshjen që kjo e fundit ka bërë me Libinë vitin e shkuar, nëpërmjet së cilës, Turqia bëri të vetën sipërfaqe të tëra detare të zonave ekonomike ekskluzive të Greqisë e të Qipros.

Zbulimi i pasurive të shfrytëzueshme nënujore nga njëra anë ka rindezur rivalitetet e vjetër në Mesdhe dhe, nga ana tjetër, po bëhet shkas për lidhje dhe aleanca të reja mdis shtetesh.

 

Më shumë

Stoltenberg: BE nuk mund t’a mbrojë Evropën e vetme

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi kundër përpjekjeve “për të ndarë Evropën nga Amerika Veriore” dhe tha se Bashkimi Evropian “nuk mund t’a mbrojë kontinentin i vetëm”, përballë kërcënimit të terrorizmit dhe “sjelljes destabilizuese” të Rusisë.   “Çdo përpjekje për të ndarë Evropën nga Amerika Veriore jo vetëm që do ta […]

Itali. betohet qeveria e drejtuar nga Mario Draghi

Mario Draghi u betua si Kryeministri i ri i Italisë me një ceremoni të posaçme në Pallatin Quirinal në Romë, duke shënuar fillimin e një epoke të re në politikën italiane.   Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane, mbërriti tre minuta para për ceremoninë që u mbajt nën masa të rrepta parandalimi të koronavirusit.   […]

Numri i fluturimeve në Europë në 2020, më i ulëti që nga 1995

Numri i fluturimeve në Evropë ka rënë në nivelet më të ulëta në 25 vjet gjatë pandemisë COVID-19, thuhet në një raport të ri.   Studimi i bërë nga shoqata tregtare evropiane e aeroporteve (ACI Europe), zbuloi se trafiku i pasagjerëve në aeroporte ra me 70.4% në vitin 2020. Humbja e 1.72 miliardë pasagjerëve […]

BE kundër Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar sot për marrëveshjen mes Kosovës dhe Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.   Në një konferencë për mediat Stano ka treguar se BE është e pakënaqur që Kosova do të hapë ambasadë në Jerusalem dhe jo në Tel Aviv. Më tej ai tha […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara