e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

Instituti i Shëndetit Publik në Gjermani, “Robert Koch Institute” (RKI) e ka listuar Shqipërinë në vendet të cilat nuk përbëjnë më rrezik për COVID-19.

 

Në informacionin e bazuar tek analiza e ministrive përgjegjëse gjermane, RKI bën me dije se Shqipëria ishte në listën e vendeve që kanë paraqitur rrezik të paktën në 10 ditët e fundit por tanimë, rreziku nga pandemia COVID është më i ulët dhe situata nuk është problematike.

 

Në fjalën e saj në kuvendin e Shqipërisë sot, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmoi se vendi kishte dalë nga “zona e kuqe” e rrezikut të coronavirusit.

 

Listës së Gjermanisë i shtohen si zona të rrezikut të lartë Kosta Rika, Gjeorgjia, Maldivet dhe Nepali.

 

Ndërkaq, komisioneri Evropian për Fqinjësinë e Mirë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi gjatë vizitës në Shqipëri ka deklaruar se KE u ka propozuar vendeve anëtare të BE që të rihapin sërish kufijtë e mbyllur për shkak të pandemisë, sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton euronews.albania.

 

“Ne i kemi bërë një propozim shteteve anëtare, janë ato që do të vendosin. Në rekomandimet tona, ne kemi sugjeruar që shtetet anëtare të hapin sërish kufijtë dhe të lejojnë edhe qytetarët e shtete e tjera të hyjnë në BE, në veçanti nga Ballkani Perëndimor, edhe pa pasur arsye thelbësore.  Pra që të rifillojë udhëtimi i tyre”, tha Varhelyi.

 

Shtetasit shqiptarë pa leje qëndrimi apo viza kanë mbetur jashtë kufijve të BE që prej rritjes së numrit të lartë të infektimeve, në përllogaritjen 2-javore që unioni raporton.

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara