e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

 

Transporti urban publik shihet si shkaktar kryesor i ndotjes së ajrit në Tiranë. Tani me ndihmën gjermane i hapet rruga një projekti për transportin ekologjik.

 

Burime zyrtare nga Ambasada Gjermane në Tiranë, bëjnë të ditur se i është hapur rruga zbatimit të fazës fillestare të projektit “Transporti Ekologjik në Tiranë”. “Ky projekt ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban publik sa miqësor me mjedisin dhe klimën, aq edhe të besueshëm dhe të përballueshëm për qytetarët në Tiranë,” theksohet në njoftimin e ambasadës gjermane në Tiranë të mërkurën, (5.05).

 

Faza fillestare e projektit “Transporti Ekologjik në Tiranë” u bë e mundur në sajë të një marrëveshjeje mes qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, (RFGJ) dhe asaj të Shqipërisë, të nënshkruar në fund  të muajit të kaluar, për financimin nga qeveria gjermane me një kredi prej 50 milionë euro, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).  Zbatimi i tij vjen pas një studimi të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusash në Tiranë, të përqendruar në problematikat teknike, financiare, sociale e mjedisore që hasen në tre korridorët  kryesorë të kryeqytetit: Kinostudio-Kombinat, Unazën e tretë dhe Tiranën e Re. Studimi u krye me një grant të qeverisë gjermane prej 1,7 milionë eurosh, përmes KfW, të lëvruar në vitin 2019, thekson njoftimi i ambasadës gjermane në Tiranë.

 

Transporti urban publik – shkaktar i ndotjes së mjedisit

 

Sipas të dhënave zyrtare të Open Data – Tirana, transportit publik urban në kryeqytet që nga viti 2013 kryhet vetëm nga 11 operatorë privatë në 16 linja të ndryshme të autobusësh. Çdo ditë 311 autobusë kalojnë nga periferia në qendrën e kryeqytetit dhe anasjelltas. Vetëm  271 prej tyre janë me platformë për persona me aftësi të kufizuar dhe vetëm 62 të pajisur me kamera sigurie.

 

Rreth 200,000 persona udhëtojnë gjatë ditës në linjat e transportit publik urban në Tiranë. Në një studim të këtij viti nga specialistët e Institutit të Shëndetit  Publik, (ISHP) transporti urban publik në Tiranë cilësohet si një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në kryeqytet. “Tirana është një nga qytetet më të ndotura të Shqipërisë me 100 mikro gramë për metër kub me grimca të ngurta, blozë dhe benzene, shifër që është disa herë më e lartë se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian”, thekson studimi i në fjalë.

 

Një ndotje e tillë e mjedisit, konsiderohet nga specialistët e ISHP si një nga shkaktarët kryesore për sëmundjet e mushkërive dhe shtimin e rasteve me kancer të mushkërive. Projekti “Transporti Ekologjik në Tiranë”, i financuar nga qeveria gjermane me 50 milionë euro përmes bankës KfW, synon të fillojë kthesën pozitive të qëndrueshme të kësaj situate. KfW në Shqipëri, në zbatim të bashkëpunimit  financiar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme, thekson njoftim i ambadsadës gjermane në Tiranë.

 

Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar filloi në vitin 1988. Që nga ai vit Qeveria Gjermane, përmes KfW ka angazhuar një shumë totale prej 1.3 miliardë eurosh për sektorët kyç të furnizimit me ujë, menaxhimit të mbetjeve, energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, duke u bërë kështu donatori kryesor bilateral me Shqipërinë.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara