e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Autoritetet gjermane kanë dhënë leje për vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit Rjedha Veriore 2 – nga Rusia – pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së për sanksione dhe kundërshtimit nga grupet mjedisore. Vendimi i Agjencisë Federale Detare dhe Hidrografike më 15 janar ende mund të apelohet.

 

Organizata Aksioni për Mjedisin e Gjermanisë, e cila bën fushatë për të mbrojtur mjedisin, tha se do ta kundërshtonte vendimin në gjykatë, duke argumentuar se projekti kërcënon klimën dhe disa nga habitatet më të rëndësishme të shpendëve migruese të Evropës në bregdetin e Detit Baltik të Gjermanisë.

 

Qeveria amerikane dhe disa anëtarë të BE-së duan të parandalojnë punën për ndërtimin e tubacionit, pasi argumentojnë se kjo do të fuqizojë prezencën energjetike në Rusisë në Evropë dhe do të zvogëlojë rolin e Ukrainës si një vend tranzit për gazin rus.

 

Gazsjellësi, ka qenë një pikë grindjeje midis Berlinit dhe Uashingtonit.

 

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha më 15 janar se ai shpreson të ketë bisedime të nivelit të lartë me administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, lidhur me sanksionet e reja të mundshme të SHBA-së kundër projektit.

 

Kërcënimi me sanksione amerikane detyroi një kompani tubash me qendër në Zvicër të ndërpresë ndërtimin e Rrjedhës Veriore në dhjetor të vitit 2019 pak para përfundimit të saj. Projekti Rrjedha Veriore 2, udhëhiqet nga gjigandi rus i gazit Gazprom.

 

Sipas Gazprom, 94 për qind e tubacionit është përfunduar. Sipas kësaj, kanë mbetur edhe rreth 150 kilometra, nga të cilat 120 kilometra janë në ujërat daneze dhe 30 kilometra në ujërat gjermane.

 

 

Më shumë

Poloni: Dhjetëra mijëra vetë kërkojnë qëndrimin në BE

Një reformë drejtësie e nxitur nga partia nacional-konservatore, PiS dhe kërcënimi i daljes nga BE kanë shkaktuar protesta në mbarë Poloninë. Edhe një nobelist foli fjalë të qarta.   Aksione proteste ka pasur në 100 qytete dhe komuna të Polonisë. Më shumë se 100.000 demonstrues tremben, se politika e partisë nacional-konservatore “Ligj dhe drejtësi”, […]

Mbesa e diktatorit fashist zgjidhet këshilltare bashkiake e Romës

Mbesa e liderit fashist të Italisë, Benito Musolini, ka fituar një mandat të dytë si këshilltare bashkiake e qytetit të Romës, me një nivel votash të rritur krahasuar me zgjedhjet kur fitoi mandatin e parë.   Ajo thotë se kjo shumicë votash i detyrohet punës që ajo ka bërë dhe jo historisë së […]

Gjermania: Rrugë me pengesa nga Rënia e Murit tek bashkimi

Një formulim jo i saktë për ligjin e ri të RDGJ-së për lirinë e udhëtimit çon në rënien e Murit të Berlinit. Gati një vit më vonë vuloset bashkimi i Gjermanisë. Stacionet deri më 3 tetor 1990 lexohen si roman policesk.   9 Nëntor: Pak orë pas fjalëve të famshme të Schabowskit( “…sipas dijenisë […]

Britania synon zbutjen e krizës me karburante përmes ushtrisë

Britania e Madhe do të angazhojë gati 200 pjesëtarë të ushtrisë, 100 prej të cilëve shoferë, që nga e hëna të ndihmojnë në dërgim të karburanteve nëpër stacione të naftës dhe të ndihmojnë në zbutje të krizës, që ka ardhur si mungesë e shoferëve.   Qeveria britanike ka thënë të premten se shumë stacione […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara