e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Pasuesit e Hezbollahut libanez ndalohen të ushtrojnë aktivitete në Gjermani. Ministri i Brendshëm Seehofer vendosi të ndalojë shoqatën islamike shiite.

 

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer (CSU) dha urdhër për ndalimin e veprimtarive të Hezbollahut në Gjermani, gjë që në fakt do të thotë ndalim i organizatës Hezbollah, që zyrtarisht nuk ka struktura Gjermani. Kjo organizatë, e cila vepron kryesisht nga Libani, akuzohet për përdorim dhune dhe sulme kundër Izraelit.

 

Policia gjermani bastisi zyra shoqatash dhe xhami të organizatës shiite në disa lande, njoftoi Ministria e Brendshme Në shënjestër janë katër shoqata, që akuzohen se i përkasin një grupi shiit të klasifikuar si organizatë terroriste.

 

 

Pikëpyetje për të drejtën e ekzistencës së Izraelit

 

Lëvizja pro-iraniane nga Libani vë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së Izraelit dhe kërkon hapur asgjësimin e dhunshëm të shtetit të Izraelit, tha Seehofer për gazetën “Bild”. Sipas njoftimeve Hezbollah pritet të marrë pjesë në të ashtuquajturën Dita Al-Kuds, kur zhvillohen demonstrata kundër Izraelit. Kjo ditë përkon këtë vit me ditën e pavarësisë së Izrealit. Ministri Seehofer theksoi se “është pjesë e përgjegjësisë sonë historike që marrim të gjitha masat ligjore kundër një lëvizjeje të tillë, sepse aktivitetet e saj kriminale dhe planifikimi i sulmeve kryhen gjithashtu edhe në tokën gjermane.”

 

 

SHBA dhe Izraeli e përshëndetën vendimin

 

Izraeli dhe SHBA e përshëndetën vendimin e Gjermanisë. “Ne e mirëpresim hapin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të ndjeshëm të Gjermanisë në luftën kundër terrorit ndërkombëtar,” shkroi në Twitter ambasadori izraelit në Berlin, Jeremy Issacharoff.

 

 

Ambasadori amerikan në Berlin Richard Grenell tha: “Vendimi i qeverisë gjermane pasqyron vendosmërinë e Perëndimit për t’u përballur me kërcënimin global të Hezbollahut.” Grenell u bëri gjithashtu thirrje vendeve të tjera të BE-së që të mbështesin zgjerimin e listës së terrorizmit në BE dhe ta ndalojnë Hezbollahun në tërësinë e tij.

 

BE-ja e klasifikon krahun ushtarak të Hezbollah si organizatë terroriste që nga viti 2013. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kërkojnë prej kohësh nga Gjermania ta ndalojë Hezbollahun në tërësi. Izraeli e fajëson këtë organizatë për sulme të shumta. DW

 

1 maj 2020

 

Më shumë

Pak gatishmëri në BE për pranimin e refugjatëve nga Afganistani

Ministrat e Brendshëm të BE kërkojnë samit të jashtëzakonshëm lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve nga Afganistani. Fillimisht do të pranohen afganët, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Perëndimit dhe hasin në rrezik akut.   Ministri i Brendshëm me periudhën më të gjatë në detyrë në BE u apeloi në ndërgjegje homologëve të tij. „Ne duhet […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

Konferenca e së ardhmes: Bashkimi Europian pyet qytetarët

Për një vit qytetarët e Bashkimit Europian do shprehin mendimin e tyre, kurse politikanët premtojnë t’i dëgjojnë. Por çfarë do të bëhet realitet nga këto ide? Eksperimenti me “konferencën e së ardhmes” në BE ka filluar.   Presidenti francez, Emmanuel Macron e sheh veten si babain e “konferencës për të ardhmen e Europës”. Këtë […]

Ushtarët paralajmërojnë për “luftë civile” në Francë

Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë.   Letra, e publikuar të dielën vonë në “Valeurs Actuelles”, e akuzon Qeverinë për “koncesione” ndaj islamizmit dhe thotë se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara