e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

 

Drejtoria e Parkut Antigone gjatë vitit 2021 ka programuar disa aktivitete me qëllim promovimin e këtij parku tek vizitorët vendas dhe të huaj. Numri i turistëve vitin që lamë pas në këtë park krahasuar me vitin 2019 ishte i ulët. Për këtë arsye drejtuesit e tij po organizojnë veprimtari të ndryshme me qëllim tërheqjen e sa më shumë vizitorëve në zonën e Antigonesë. Sipas drejtorit të këtij parku Shkëlqim Guce, në këtë pikë do të ketë më shumë bashkëpunime përsa i përket aktiviteteve që kanë qëllim, pasqyrimin e traditave.

 

“Një pikë shumë e rëndësishme jona, është ajo e realizimit të disa veprimtarive që kanë të bëjnë me evidentimin dhe promovimin e vlerave të Antigonesë. Të tilla janë: ekspozita fotografike historike, ekspozita e punimeve të artizanatit, realizimi i tryezës së miqve të Antigonesë me profesorë, pedagogë, specialistë dhe mbartës të trashëgimisë. Të gjithë këta janë mbështëtësit tanë me të cilët ne, do të realizojmë aktivitete për evidentimin e vlerave etnokultutore të Antigonesë dhe rrethinave të saj. Parada e kostumeve dhe realizimi i krijuesve me vargje të cilët kanë ardhur nga thellësitë për t’i trasmetuar në stendat e muzeut që ne do të realizojmë në Antigone’’ është shprehur drejtori Guçe.

 

Edhe gjatë vitit 2021 në parkun e Antigonesë do të ketë gërmime për të zhvilluar më tej gjetjen e monumenteve që janë me interes për historinë dhe arkeologjinë shqiptare por edhe për të rritur sipërfaqen e monumenteve në këtë park.

Më shumë

Poezitë e shkruara me dorë në burg, Visar Zhiti prezanton librin e fundit

Shkrimtari Visar Zhiti paraqiti, pasditen e të premtes, në biblioteken publike të qytetit të Shkodrës librin e tij të fundit “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”. Libri përmban poezitë e tij, të shkruara me dorë gjatë kohës kur ai vuante dënimin në burgun e Spaçit dhe atë të Qafë-Barit.  Poeti vuajti 10 vite heqje të […]

Shtatori, muaji i Trashëgimisë Kulturore – Dea e Butrintit

Koka e Apollonit ose e njohur si Dea, një nga kryeveprat e artik antik në Shqipëri gjendet e ekspozuar që nga viti 1981 në Muzeun Historik Kombëtar.   Mermer. Lartësia 50 cm, Butrint, gjysma e parë e shek. IV p.e.s.       Dea e Butrintit, është koka e një skulpture gjetur në sitin […]

Nis festivali ndërkombëtar i filmit në Kosovë

Të ftuar të shumtë kryesisht të botës së artit morën pjesë në hapjen zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Prifest.   Festivali është hapur me filmin “Zgjoi”, të regjisores Blerta Basholli, film ky që deri më tani ka fituar shumë çmime ndërkombëtare.   Por për Bashollin është ndjenjë e vecantë që filmi të shfaqet […]

Bregoviçi i kontestuar

Asnjë koncert tjetër nuk ka ndezur një debat kaq të madh në botën shqiptare si ai i këngëtarit Goran Bregoviç në Korçë. Mjaft vetë kërcyen nën tingujt e muzikës së tij, por nuk munguan edhe incidentet megjithë masat e sigurisë.   Nata e fundit duhet të ishte kulmi i festës që zgjat prej një […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara