Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

Kryeministri Edi Rama me një vendim të botuar në Fletoren Zyrtare më 2 mars 2021 dhe të miratuar nga Këshilli i Ministrave më 24 shkurt 2021, planifikon që në bashkëpunim me shtetin turk të rishihen testet shkollore, ku përfshihet automatikisht edhe lënda e historisë. Në këtë vendim përfshihet edhe futja e gjuhës turke si gjuhë e huaj për nxënësit në shkolla, si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.

 

Në nenin 2., pika 9, parashikohet shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet. Termi “përmirësim”, që është i barabartë me fjalën rishikim, nuk është përmendur në asnjë nga daljet e kryeministrit Edi Rama, e as në vizitat e tij në Turqi.

 

“Shkëmbimin e përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet,”– shkruhet në pikën 9.

 

Ndërkohë që më poshtë, neni 3., pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e  gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

 

Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve ose të studentëve turq në seminaret e kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare, ndërsa pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve ose studentëve shqiptarë në seminaret apo kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.

 

 

Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare

 

Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor. Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke. Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare. Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.

 

Kush e ka kërkuar futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe?

 

Aktualisht në vendin tonë, në arsimin parauniversitar, nxënësit gjuhën angleze, e kanë si gjuhë kryesore të huaj dhe, kanë mundësinë e zgjedhjes së gjuhëve të dyta si: frëngjisht, italisht, spanjisht apo edhe greqisht, në ato zona ku ka edhe minoritete.

 

Ky vendim i futur në Fletoren Zyrtare, shpjegon më së miri atë që fshihet pas marrëdhënieve vëllazërore Rama-Erdogan. Shqetësimi se Turqia kërkon të rrisë influencën në Shqipëri përmes ndërtimit të xhamive dhe investimeve, tashmë po del hapur tek ajo që kritikët e kanë shprehur jo pak: rishikimi i historisë kombëtare.

 

 

 

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara