Gjuha shqipe është një gjuhë indo-evropiane dhe përfaqëson një degë të veçantë në familjen e gjuhëve indo-evropiane.
Gjeografi grek, Ptholemeous, ka dëshmuar ekzistencën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe që në shekullin e dytë të erës sonë.
Emri “Shqipëri” zëvendësoi emrin e “vjeter “Arbëri” (ose Arbani) në fund të shekullit XVII, për shkak të kushteve të reja historike të krijuara në këtë periudhë. Ky emër kishte për qëllim t’i jepte rëndësi lidhjes ndërmjet emrit të vendit dhe gjuhës, e cila në atë kohë quhej “Shqip”.
Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës bashkëkohore shqipe i përket vitit 1462. Vepra e parë letrare “Meshari” (Gjon Buzuku) u botua më 1555 dhe qe nga ajo kohë gjuha shqipe është zhvilluar në dy dialekte kryesore, veçanërisht gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare shqiptare:
“Gegërisht”, dmth gjuha e folur në Veri të Shqipërisë dhe “Toskërisht”, dmth gjuha e folur në Jug të Shqipërisë
Alfabeti i gjuhës letrare shqipe ka 36 shkronja dhe përdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombëtar i Manastirit, më 1908.
Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) përdoret gjithashtu dhe në disa pjesë të populluara nga shqiptarë, si Kosovë, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni
Me shqipen kundër paragjykimeve
Akademia e Shkencave promovon dy fjalorë të gjuhës shqipe
Gjuhëtarët thirrje shtetit: Miratoni ligjin kundër shkeljeve e ndotjes gjuhësore!
Gjuhën shqipe e flasin 6.7% e banorëve nën 15 vjeç të Zvicrës
48 vite nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe
Çelet ekspozita fotografike dhe dokumentare “Nga alfabeti në drejtshkrim” në Kalanë e Tiranës
“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë […]