e enjte 25 shkurt 2021
e enjte 25 shkurt 2021

 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, deklaroi se “është e pamundur të paramendohet ndonjë përparim thelbësor në dialog (mes Kosovës dhe Serbisë) derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe me të gjitha kompetencat e dakorduara”.

 

Ai tha se formimi i Asociacionit është “një detyrim i Prishtinës”.

 

Gjuriç akuzoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, se “po tallet me Bashkimin Evropian dhe Beogradin, duke deklaruar se tema e Asociacionit të Komunave Serbe është e mbyllur për të”.

 

“Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është unik për faktin se njëra palë nuk ka nevojë as ta arsyetojë vetveten për moszbatimin e marrëveshjes, dhe për këtë nuk vuan nga ndonjë sanksionim nga ndërmjetësuesit në dialog”, tha Gjuriç.

 

“Prishtinës nuk mund t’i besohet dhe provokimet e Hotit nuk duhet të qëndrojnë pa përgjigje nga Bashkimi Evropian”, theksoi ai.

 

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi më 24 shtator se në dialogun me Serbinë nuk do të diskutojë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sepse ajo marrëveshje është përfunduar më 2013.

 

Takimi në nivel të ekspertëve nga Serbia dhe Kosova, i cili ishte paraparë të mbahej më 28 shtator në Bruksel, është anuluar.

 

Para se të njoftonte se takimi po anulohej “për shkak të kujdesit të shtuar në lidhje me COVID-19”, i dërguari i Posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftoi se çështja e Asociacionit nuk do të ishte në rendin e ditës, sepse “njëra palë nuk ishte ende gati për diskutim”.

 

 

Çështja e Asociacionit, aktualisht, është një pengesë në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.

 

Pala serbe këmbëngul që vazhdimi i dialogut në nivelin më të lartë politik varet nga gatishmëria e Prishtinës për të filluar zbatimin e marrëveshjes, ndërsa pala kosovare beson se diskutimi është i panevojshëm.

 

Marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe u arrit më 2013. Autoritetet e Kosovës ende nuk ka filluar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

 

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statuti që zbaton parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet t’i plotësojë standardet kushtetuese. REL

 

Më shumë

Në 13 vjetorin e Kosovës shtet, sulmohet autobuzi me shqiptarë në Malin e Zi

Një autobuz me shqiptarë të Kosovës që po udhëtonin drejt Kolashinit në Malin e Zi është qëlluar me gurë pikërisht në ditën kur Kosova kremton 13 vitet shtetësi.   Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook. Mësohet se rastin e […]

Numërohen rreth 99% të votave, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99 përqind të fletëvotimeve nga 2 mijë e 336 vendvotime.   Në ueb faqen e KQZ-së janë transmetuar rezultat, ku tregohet se kanë mbetur pa u procesuar vetëm edhe 46 vendvotime.   Sipas këtyre rezultateve Vetëvendosje në krye me Albin Kurti që njëherit është edhe kandidati […]

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë për Kuvendin e ri. Deri më tani, nuk ka pasur incidente nëpër qendrat e votimit.   Sipas të dhënave të KQZ-së së Kosovës, në zgjedhje ka patur pjesëmarrje mbi 46.97% të qytetarëve me të drejtë vote.   Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit. […]

Burrat votojnë më shumë se sa gratë në Kosovë

Me grumbullime të mëdha të qytetarëve dhe pa respektim të masave kundër Covid-19, partitë politike në Kosovë përmbyllën fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.   Vëzhguesit i kanë kritikuar partitë për standarde të dyfishta në zbatimin e masave kundër koronavirusit ndërsa kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e rritjes së numrit të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara