e premte 15 janar 2021
e premte 15 janar 2021

 

Teksa afati aktit normativ i Operacionit Forca e Ligjit është drejt skadimit, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK) konstaton se ai nuk mjafton për sekuestrimin e të gjitha pasurive që rrjedhin nga krimi.

 

Gjykata i kërkuar Ministrisë se Drejtësisë që të bëjë ndryshime, përndryshe, ajo s’mund të vendosë pro kërkesave të OFL-së për një numër të konsiderueshëm rastesh.

 

Në letrën drejtuar ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, Gjykata thotë se akti ka kruar një ngërç, pasi janë vërejtur pengesa juridike ne vendimet për të sekuestruar pasuritë e personave të dënuar për vepra të thjeshta penale që janë jashtë juridiksionit të saj.

 

Sipas shkresës Gjykata e Posaçme dhe SPAK shumicën e kërkesave të OFL për sekuestrim pasurish nuk mund t’i pranojnë, prandaj sugjerojnë që të ndryshohet akti normative dhe një pjesë e kërkesave t’i kalojnë gjykatave të rretheve.

 

Gjykata thotë se po shqyrton vetëm kërkesat e pasurive për persona që janë dënuar në lidhje me krimin e organizuar. Në afro 1 vit pune të kryer nga OFL, SPAK i ka dërguar gjykatës shumë kërkesa. Por gjykata nuk ka marre ende vendim për asnjë prej tyre.

 

Kërkesa për të ndryshuar aktin normativ vjen kur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka paralajmëruar se afati i Operacionit Forca e Ligjit nuk do të mbarojë në 31 dhjetor, siç parashikon Akti Normativ, por do të zgjatet, raporton klan.

 

Gjyqtarët kanë dalë në përfundim se shumica e kërkesave janë jashtë juridiksionit të GJKKO e SPAK. Ato kërkojnë përfshirjen e prokurorive dhe gjykatave të rretheve në këtë operacion.

 

 

Më shumë

Nis punën Komisioni i ri Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kompletoi strukturën e re drejtuese, me nisjen nga puna të anëtarëve të Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, të zgjedhur nga parlamenti.   Ndërsa nga zgjedhjet e ardhshme të 25 Prillit, ndajnë pak më shumë se 6 muaj, Komisionit të Zgjedhjeve do t’i duhet të përballojë një volum […]

Një vit në sirtarët e Kuvendit! – Nis shqyrtimi i ligjit të ri “Për Shtetësinë”, lehtësi për shqiptarët me banim jashtë vendit

Pas një periudhe pritjeje prej rreth një viti nëpër sirtarë, Kuvendi ka futur në axhendën e punës ligjin e ri “Për Shtetësinë. Drafti është depozituar në Kuvend nga qeveria që në gushtin e vitit 2019 dhe synon të sjellë një seri risish në ligjin aktual që është në fuqi që prej vitit 1998.   […]

Vlora dhe pronat e saj – Dorëhiqet drejtori i 7-të i Kadastrës, pas 14 ditësh në detyrë

Dorëhiqet drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës. Jurgen Pilkati u emërua në këtë detyrë në datën 2 qershor, ndërsa sot mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Drejtori i radhës qendroi në detyrë vetëm 14 ditë. Arsyet e largimit nuk janë të qarta.   Jurgen Pilkati, u komandua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Viola […]

Administrata do të vazhdojë të punojë nga shtëpia

Administrata do të punojë në distancë, çka do të thotë se përgjatë gjithë kohës së pandemisë një pjesë e punonjësve nuk do të shkojnë në zyrë.   Kjo është bërë tashmë zyrtare me anë të një rregulloreje të miratuar javën e shkuar në një pjesë të mirë të institucioneve ndërkohë që një model është […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara