Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

 

Dy thirrje paralele të hapura nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës nuk prodhuan asnjë kandidat të vlefshëm për Gjykatën Kushtetuese, duke e shtyrë edhe më tej vënien e saj në funksionim.

 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi pas një mbledhjeje të zhvilluar deri në orët e vona të së premtes se ishte vendosur ndalimi i kandidimit për gjashtë juristë, ndërsa tre të tjerë u tërhoqën nga gara.

 

Nga kandidimi janë tërhequr Klodian Rado, Prel Martini dhe Envi Hicka. Ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi ndalimin e kandidimit për Besnik Muçin, Ardita Alsulën, Shaqir Hasanajn, Vjosa Bodon, Vasil Bendon dhe Dedë Kasnecin.

 

“Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji,” deklaroi KED, pas procedurës së vlerësimit të kandidaturave.

 

Gjykata Kushtetuese po hyn në vitin e tretë të mosfunksionimit të saj, pas rrëzimit në veting dhe largimit me dorëheqje të anëtarëve të saj. Ndërkohë, procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në vjeshtën e vitit 2019 shkaktuan një konflikt të ashpër mes institucionit të Presidentit të Republikës dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, duke sjellë edhe largimin e këtij të fundit, raporton BIRN.

 

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 4 anëtarë; Vitore Tushën, Elsa Toskën, Marsida Xhaferllarin dhe Fiona Papajorgjin. Pesë anëtarë të tjerë priten të zgjidhen mes Presidentit të Republikës, Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë.

 

 

Tërhequr nga gara

 

Klodian Rado

 

Prel Martini

 

Envi Hicka

 

 

Ndalimi i kandidimit

 

Besnik Muçi

 

Ardita Hasula

 

Shaqir Hasanaj

 

Vjosa Bodo

 

Vasil Bendo

 

Dedë Kasneci

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara