Gjykata Kushtetuese del sot në seancën e parë publike pas bllokimit disa vjeçar.
Shtatë gjyqtarët e Kushtetueses do të shqyrtojnë një padi të lidhur me Procedurën e Kodit Penal dhe rishikimet e vendimeve për gjykimet në mungesë.
Kushtetuesja është vënë në lëvizje për këtë çështje nga disa gjyqtarë të gjykatës së Tiranës.
Seanca po zhvillohet pa praninë e palëve vetëm mbi bazë dokumentesh.
Në padi kërkohet shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit “… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3.
Në muajin shkurt, Kushtetuesja pritet të shqyrtojë gjashtë çështje të tjera.
26.1.2020
72 vjetori i krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror
Akademia e Shkencave po konkretizon vepra të mëdha albanologjike
Akademia e Shkencave: Nis puna tri vepra madhore albanologjike; Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes dhe Historia e shqiptarëve
Gjykata Kushtetuese rinis punën pas bllokimit disa vjeçar
Nis punën Gjykata Kushtetuese
Gjykata dhe SPAK kundër OFL për sekuestrimin e pasurive
Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]
Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]
Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]
Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]