Një gjykatë në Rusi e ka cilësuar organizatën politike të kreut të opozitës Alexei Navalny “grup terrorist”.
Vendimi i shpallur mbrëmjen e së mërkurës vjen në mes të përpjekjeve të shtuara nga presidenti Vladimir Putin për të gjunjëzuar disidentët politik.
Vendimi i Gjykatës së Moskës i ndalon personat që kanë lidhje me Fondacionin për Luftën ndaj Korrupsionit që të aplikojnë për poste publike.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë duke ndaluar kështu planet e aleatëve të Navalny për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 19 shtator.
Përcaktimi “terrorist” dhe rreziku i ndjekjes penale
Me përcaktimin e organizatës së Navalny “terrorist”, vendimi mund të përkthehet edhe në burgim për personat që kanë bashkëpunuar me ta.
Personat që mund të kenë bërë donacione, përfshi këtu ata që kanë ndarë materiale me organizatën, mund të jenë gjithashtu në rrezik të ndjekjes penale.
Navalny u arrestua në janar pasi po kthehej nga Gjermania, ku qëndroi për disa muaj në rehabilitim pas helmimit me një agjent kimik nervor për të cilën ka fajësuar Kremlinin.
Megjithatë, zyrtarët rusë i kanë mohuar të gjitha akuzat.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]