e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

 

Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli të hënën të kundërligjshëm vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të faturuar tek konsumatorët e tjerë shpenzimet e energjisë elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe, gjatë periudhës 2012 deri më 2017.

 

Vendimi i Gjykatës pasoi padinë e institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë, që kishte kërkuar anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pasi që sipas padisë “kjo zyrë për të mbuluar humbjet prej rreth 8 milionë euro në vit në veri të vendit kishte faturuar konsumatorët në gjithë Kosovën”.

 

Gjykata Themelore në vendimin e saj ka detyruar Zyrën e Rregullatorit të Energjisë “që të ndërmarr veprime dhe të obligoj Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) që të bëjë kompenzimin me 40 milionë euro konsumatorët të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës nga viti 2012 deri më vitin 2017”.

 

Që nga përfundimi i luftës së vitit 1999, banorët e katër komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviçit nuk i paguajnë faturat e energjisë elektrike.

 

Nga viti 2017, shpenzimet e energjisë elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës paguhen përmes buxhetit të Kosovës.

 

Në muajin maj të këtij viti, Parlamenti i Kosovës ka miratuar kërkesën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), për sigurimin e 11 milionë eurove për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike në katër komunat e banuara më shumicë serbe në veri të Kosovës.

 

Zgjidhja e çështjes së pagesës së energjisë elektrike në veriun e Kosovës ishte pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

 

Me këtë marrëveshje parashikohej që të krijoheshin dy kompani serbe, të cilat do të furnizojnë dhe mbledhin faturat e energjisë elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës. Por kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim.

 

Më shumë

Kosova tërhiqet nga projekti i gazsjellësit amerikan

Të enjten ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se qeveria nuk do të çojë përpara projektin për lidhjen me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC). Në një konferencë të shkurtër me gazetarë, ajo tha se Kosova ka nevojë për më […]

BE me mision vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Kosovë

BE thotë se mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj evropian. Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 17 tetor, ndërsa për shkak të pandemisë ende nuk dihet si do të zhvillohet fushata zgjedhore.     Bashkimi Evropian do të dërgojë në Kosovë një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që do […]

Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë, dy politikanë të PDK-së vrasin njëri-tjetrin!

Policia e Kosovës bëri të ditur se dy persona kanë humbur jetën në një incident me armë zjarri në qytetin e Pejës, rreth 85 kilometra në perëndim të Prishtinës.   Policia tha se si pasojë e të shtënave tre persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë. “Nga ekipi mjekësor […]

Fantazi serbe për largimin e SHBA nga Kosova

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ka shkaktuar satisfaksion të hapur në Serbi, ku ndërkohë disa politikanë fantazojnë për një largim të ngjashëm të trupave amerikane edhe nga Kosova, shkruan “Die Presse”.     Prej javësh gjendja kaotike në Afganistan pas marrjes rrufeshëm të pushtetit nga talibanët është në fokus të mediave botërore. Shumë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara