e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

 

Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë me një marrëveshje të re për të shpëtuar planetin.

 

Sallat e konferencave në Glasgou janë zyrtarisht zonë e Kombeve të Bashkuara për dy javët e ardhshme ndërsa udhëheqësit botërorë janë mbledhur për të shpëtuar planetin.

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres lëshoi një paralajmërim të fortë.

 

“T’i japim fund vrasjeve me karbon. Nuk duhet ta trajtojmë natyrën si një banjë. Të ndalim djegiet, shpimet dhe gërmimet e thella minerale. Ne po gërmojmë varret tona”, tha ai.

 

A do të merret parasysh ky paralajmërim? Mbi 120 udhëheqës botërorë po marrin pjesë në konferencën e OKB-së, disa duke mbrojtur angazhimin e tyre për klimën, të tjerët duke paraqitur premtime të reja për të frenuar emetimet.

 

India është ndotësi i tretë më i madh në botë. Shpresat ishin të mëdha që kryeministri Narendra Modi të paraqiste plane të reja për të ulur emetimet.

 

“Deri në vitin 2070, India do të arrijë objektivin e nivelit zero të emetimeve”, tha ai.

 

Kjo datë është 20 vjet më vonë se objektivi i OKB-së për vitin 2050, një zhgënjim i madh për shumë aktivistë të klimës. Fokusi nuk është vetëm në premtimet e bëra, por edhe tek ata që nuk po marrin pjesë në konferencën e OKB-së për klimën në Glasgou.

 

Xi Jinping, Presidenti Kinës, emetuesi më i madh në botë i gazit karbonik, nuk do të marrë pjesë në takim. Ai ofroi vetëm një deklaratë me shkrim dhe nuk bëri asnjë premtim të ri të rëndësishëm për të ulur emetimet.

 

“Zyrtarët kinezë mund të mos kenë ardhur në këtë takim ndoshta sepse ata nuk kanë shumë për të ofruar. Dhe ndoshta ata do të preferonin të shmangnin presionin e takimit për klimën, ky mund të jetë realiteti”, tha shefi për klimën i Fondit Botëror për Kafshët e Egra, Manuel Pulgar-Vidal.

 

Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë, emetuesi i katërt më i madh në botë i gazit karbonik, gjithashtu nuk po merr pjesë në takim. Mes aktivistëve të klimës, zhgënjimi është tashmë i dukshëm.

 

“Kjo konferencë për klimën është deri tani e ngjashme me konferencat e mëparshme dhe kjo nuk na ka çuar askund. Ato nuk na kanë çuar askund”, tha aktivistja për klimën, Greta Thunberg.

 

Por të tjerë thonë se takimi për klimën nuk duhet nënvlerësuar.

 

“Mendoj se është një gjë e mirë që më në fund të kemi një vizion kolektiv për botën që askush nuk e vë në dyshim. Por, tani ne duhet të kemi veprime më të qarta, jo vetëm objektiva, por veprime më të qarta”, thotë Manuel Pulgar-Vidal.

 

Në çdo takim për klimën, udhëheqësit botërorë kanë premtuar objektiva ambicioze për të ulur emetimet. Mesazhi i këtij takimi është se ka ardhur koha për t’i kthyer ato premtime në politika konkrete.

 

Më shumë

Konferenca Botërore për Klimën: “Duhet të veprojmë tani”

Në Konferencën Botërore të Klimës që po zhvillohet në Glasgou të hënën vështrimi drejtohet tek takimi i krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota. Sinjalet para konsultimeve nuk kanë qenë shumë shpresëdhënëse.     “Ora është një 1 minutë para mesnate dhe ne duhet të veprojmë tani”, kërkon kryeministri i vendit mikpritës, […]

Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

Raporti i BE: 76.5% e ujërave në Shqipëri të shkëlqyera, zonat e plazhit me ndotjen më të madhe

Publikohet raporti i Bashkimit Europian për cilësinë e ujërave detare por edhe në tokë, ku Shqipëria renditet e 20-a nga 30 shtete të monitoruara.   Sipas raportit 76.5 për qind e ujërave në Shqipëri kanë kualitet të shkëlqyer, 95.8% kanë cilësi të pranueshme dhe 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.   Renditja sipas […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara