Gliko Qershie – Receta unike me më të ëmblat e stinës
Gostia më e veçantë shqiptare, glikoja e qershisë është ndër traditat më të hershme të amvisave.
Fantastike dhe e mrekullueshme në shije, kjo ëmbëlsirë mbetet përherë ndër më preferuarat e shqiptarëve dhe jo vetëm.
Ëmbëlsia e tyre ka tërhequr të gjithë turistët e huaj që i kanë provuar, të cilët teksa largohen nga vendi kujdeset që të marrin me vete kavanoza me gliko si produkt autentik shqiptar.
Sezoni i qershive sapo ka nisur dhe këtë vit prodhimi i tyre është i një cilësie të lartë.
Amvisat përdorin të gjitha llojet e qershive, të zeza, të kuqe apo të bardha për t’i përgatitur ato si gliko, mjafton që kokrrat e tyre të jenë të forta.
Më poshtë ju sjellim përgatitjen e glikosë së qershisë lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Glikosë së Qershisë
Përgatitja
Si fillim, përgatisni ujin me gëlqere.
Hidhni në një enë tre litra ujë dhe gëlqeren.
Përziejeni mirë dhe vendosni aty qershitë për një orë.
Më pas, largojini qershitë nga uji me gëlqere, hiquni bishtat dhe me kujdes mundohuni t’u largoni bërthamat përmes majës së thikës duke mos prishur formën e qershive.
I shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm disa herë në mënyrë që të pastrohen nga uji i gëlqeres.
Më pas, vendosni një shtresë me qershi dhe mbi të një shtresë me sheqer, vazhdojmë me një shtresë qershi e më pas sheqer dhe kështu me radhë derisa të mbarojnë të gjitha qershitë.
U hedhim përsipër një gotë me ujë, i mbulojmë me kapak dhe i lëmë kështu për 24 orë.
Më pas, vendosim tenxheren në zjarr me nxehtësi të lartë sapo të nis të vlojë dhe më pas nxehtësinë e lëmë mesatare.
Kujdesemi që herë pas here të largojmë shkumën e krijuar në sipërfaqe.
I lëmë në zjarr 10 minuta pasi nisin valën e parë dhe më pas i largojmë nga zjarri dhe i lëmë të pushojnë për 24 orë.
Në nesërmen, përmes një luge nxirrini qershitë nga sherbeti, dhe vendosni tenxheren në zjarr të ngadaltë në mënyrë që sherbeti të trashet.
Shtoni lëngun e limonit tek sherbeti dhe më pas shtoni qershitë.
Lërini në zjarr të ziejnë për 10 minuta bashkë e më pas largojini nga zjarri.
Kur të ftohen, glikonë e qershisë hidheni nëpër kavanoza të pastër dhe mbyllini fortë. Ruajini në frigorifer.
Gliko Shalqini – Si të përgatisni ëmbëlsirën e shijes më të preferuar
Gliko Qershie – Receta unike me më të ëmblat e stinës
Japrak me gjethe rrushi – Shije fantastike nga tradita
Presh i pjekur në qumësht – Receta e stinës plot vlera
Ëmbëlsira e Pranverës – Receta e Vjetër e Traditës Arbëreshe
Pulë me lëng me miell misri – një recetë e ngrohtë plot shije dhe vlera
Një recetë fantastike dhe shumë e shijshme është ajo e petullave me djathë të bardhë, hudhra dhe nenexhik (dhjosmë). Një recetë tipike tradicionale e amvisave përmetare dhe e zonave të jugut të Shqipërisë kryesisht. Tradita e hershme e gjysheve dhe nënave trashëgohet brez pas brezi. Receta e petullave pavarësisht se pasurohet me […]
Për ata që dëshirojnë të arrijnë Karaibet, në këtë verë të nxehtë, por nuk munden për shkak të kushteve të krijuara, le të bëjnë të kundërtën, t’i sjellin karaibet në tavolinë, nëpërmjet recetave të gatimit tipike të atyre vendeve. Kjo është një prej tyre; asgjë strikte, mund të ushtroni fantazinë tuaj në zgjedhjen e […]
Përbërësit për 4 persona: 2 vezë 4 të verdha vezësh 20 gr. djathë dhie i stazhionuar 600 ml pana 100 gr. gjizë e freskët 4 karkaleca të kuq pak trumzë të bluar pak majdanoz i grirë hollë vaj ulliri ekstra të virgjër aq sa duhet kripë aq sa duhet Përgatitja: Në një enë të […]
Të vizitosh Beratin, në vendin më të bukur. Shijon gjithë shijet e mundshme, bukurinë e natyres, kulturën, artin si dhe shijen e aromën e mrekullueshme të ushqimit të cilën ofron. Mon Blani është ëmbëlsira karakteristike e këtij qytetit. Beratasit e konsiderojnë si tradicionale ëmbëlsirën dhe një pjesë e mirë e tyre mendojnë se emri i saj […]