e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Qeveria parashikon  të ndërhyjë në rregullimin e tregut të prodhimit dhe tregtimit të verës, me qëllim vendosjen e rregullave dhe përcaktimin e kritereve të sakta, duke tentuar të që minimizojë abuzimet që ndodhin aktualisht.

Ministria e Bujqësisë është duke përgatitur një projektligj “Për Vreshtarinë dhe Verën” , i cili synon të qartësojë rregullat për prodhimin, për praktikat enologjike të autorizuara e kufizimet që zbatohen për prodhimin e përgatitjen për treg si dhe për emërtimin e origjinës, të treguesve gjeografikë dhe për termat tradicionale të rrushit, verës dhe produkteve të tjera.

Tregu i verës është ndoshta ndër më informalët nga të gjitha industrisë e tjera. Kjo për shkak se është një treg relativisht i ri në standarde dhe  hapësirat për abuzime janë të mëdha.

Po ashtu, ndërhyrjet në legjislacion dhe kontrolli nga strukturat përgjegjëse ka munguar, duke nxitur konkurrencën e pandershme si dhe deri diku mungesën e cilësisë. E gjithë industria e verës përfshirë prodhimin vendas dhe importin vlerësohet të ketë një volum tregtar prej rreth 2 miliardë lekë ose rreth 15 milionë euro në vit, ku pjesën më të madhe e zë prodhimi i huaj.

Aktualisht  ky treg është i ndarë në thuajse 30% prodhim vendas dhe 70% import. Në Shqipëri prodhohen në vit rreth 2 millionë litra verë dhe sipas prodhuesve në të gjithë vendin janë rreth 100 kantina serioze, ndërsa vetëm rreth 10 prej tyre kanë prodhim sasior më të lartë dhe në normat e prodhimit të standardeve që kërkon kjo industri. Së shpejti nis dhe procesi i konsultimit për një ndër industritë më pak të zhvilluara në Shqipëri. scan

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara