Kryetari i Parlamentit dhe një nga figurat historike të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi njoftoi të shtunën tërheqjen e tij nga politika. Ai shfrytëzoi një kongres të Jashtëzakonshëm të PS, të organizuar në ditëlindjen e 30-të të kësaj force politike, për të bërë të ditur vendimin e tij.
“Kam zgjedhur ditën e sotme, se s’ka më mirë se sa 30 vjetori i PS, s’ka më mirë se sot që kemi fituar mandatin e tretë qeverisës, s’ka më mirë se sot, sepse pas disa muajsh kam 70 vjetorin, të deklaroj se më 9 shtator (kur hapet parlamenti ri shën.red), nuk do të ushtroj më mandatin që më kanë dhënë PS dhe socialistët shqiptarë të Qarkut të Fierit”, deklaroi zoti Ruçi.
Në zgjedhjet e 25 prillit ai drejtoi fushatën në zonën e Fierit. Por ndonëse siguroi një tjetër mandat për në parlamentin e ri, zoti Ruçi nënvizoi se “nuk do kem ambicie, për të qenë në asnjë organ të zgjedhur ekzekutiv të familjes sime politike që më ka dhënë kaq shumë në këto 30 vjet”.
Një figurë e qjendur gjatë viteve të gjata të karrierës, në sulmet e përsëritura të kundërshtarëve politik, për prejardhjen e tij nga ish Partia e Punës, dhe sidomos për faktin që ai kishte qenë ministër i Brendshëm, kur në 2 prill të vitit 1991 në Shkodër, mbetën të vrarë gjatë një demonstrate antikomuniste katër të rinj: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, ai mbeti një emër me peshë në PS.
Ndonëse në historinë e Partisë Socialiste ai qëndroi në nivelet më të larta drejtuese të saj, zoti Ruçi nuk mori asnjëherë poste ekzekutive gjatë viteve kur socialistët ishin në pushtet, ndërsa në 8 vitet e fundit drejtoi parlamentin e Shqipërisë. Përfundimi i fjalës së tij në Kongresin e socialistëve u prit me duartrokitje të gjatë.
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën
Çarja e PD/ Basha mbush sallën Anti-Foltore, Berisha: Kuvendi i 11 Dhjetorit në Air Albania
Dy kuvendet e PD, si po përgatiten strukturat për 11 dhe 18 dhjetorin
“O Sali o hero, Amerika ty të do!”/ Shpërthejnë demokratët në New Jersey. Berisha: U shpalla non-grata prej lobimit të Soros dhe Ramës
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij. Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]
Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]
Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit. Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]