e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Një grup i grave në Afganistan protestuan për rikthimin e të drejtave të tyre për arsim dhe punësim të cilat janë kufizuar pasi talebanët morën administrimin e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Rreth 15 gra u mblodhën në parkun Shahr-e Naw që ndodhet në qendër të Kabulit dhe hodhën slogane duke mbajtur në duar pankarta.

 

Gratë kërkuan heqjen e pengesave me të cilat përballen në jetën e tyre sociale, të arsimit dhe punës që nga marrja e administratës së vendit nga talebanët më 15 gusht.

 

Në pankarta ka slogane si “Heshtja e botës turpëruese”, “Nuk ka shoqëri pa gra”, “Barazia gjinore është zhvillimi i Afganistanit”, “Ushqim, punë, liri, pjesëmarrje në politikë”, “Përse është i heshtur komuniteti ndërkombëtar, a nuk e dëgjoni zërin e grave afgane?”, “Mbroni të drejtat e grave afgane. Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut”.

 

Protesta u mbështet edhe nga disa meshkuj dhe fëmijë që ishin të pranishëm në park.

 

Shukriye Sadat, në një deklaratë në protestë tha se nga administrata talebane kanë bërë shumë përpjekje për të marrë leje për protestën, por nuk kanë mundur ta marrin këtë.

 

“Ardhja në qeveri me forcë është e mundur, por të fitosh zemrën e popullit nevojitet mirëkuptim. Na dëgjoni ne gratë. Talebanët rrëzohen nëse vazhdojnë me këtë logjikë tiranike. Atë që thoni sot (talebanët) nuk përfaqësojnë mendimin e përgjithshëm të popullit”, tha Sadat.

 

Ndërsa Rahime Nevruzi i bëri thirrje komuniteti ndërkombëtar që të mos qëndrojë i heshtur kundër shkeljeve të të drejtave të grave në Afganistan.

 

Duke bërë të ditur se janë shkatërruar arritjet për gratë në 20 vitet e fundit, Nevruzi shtoi se “Gratë në Afganistan nuk mund të marrin pjesë në politikë. Nuk ka siguri dhe punë. Dyert e shkollave janë të mbyllura për nxënëset femra. Komuniteti ndërkombëtar, duhet të hapë vulën e heshtjes në buzët e tyre”.

 

Po ashtu edhe Arun Ziveri i cili jeton në Kabul vuri në dukje se si një mashkull mbështet të drejtat e grave të cilat përballen me kufizime të ndryshme në jetën sociale.

 

“Kisha dëshirë të marr pjesë në protestë dhe të ngre zërin tim. Kërkoj nga bashkëkombasit e mi që të qëndrojnë në anën e grave. Të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet”, shtoi Ziveri.

 

Protesta zgjati rreth një orë në mjedisin ku nuk kishte asnjë forcë talebane.

 

Rikujtohet se në protestat e mëparshme të grave forcat talebane ndërhynë.

 

Pasi talebanët morën kontrollin në vend, për gratë u njoftua që të mos shkojnë në punë deri në një njoftim të dytë.

 

Në të njëjtën mënyrë aktivitetet në shkollat fillore dhe të mesme filluan vetëm për meshkujt.

 

Shumë universitete shtetërore në vend aktualisht janë të mbyllura dhe është ende e paqartë shkuarja e femrave në universitet nëse hapen. Ndërsa për universitetet private kufizimet në fjalë janë më fleksibël.

 

 

Më shumë

Mianmari do të lirojë mbi 5,000 të burgosur

Mianmari, shtet i njohur edhe si Burma, ka thënë se do të lirojë më shumë se 5,000 persona, të cilët janë burgosur gjatë protestave kundër puçit të muajit shkurt.   Mijëra persona janë ndaluar gjatë protestave të përgjakshme, pasi liderët ushtarakë kanë marrë pushtetin.   Lideri i Mianmarit, Gjenerali, Min Aung Hlaing, ka […]

SHBA hedh poshtë pretendimet e talebanëve për investime kineze në Afganistan

Zyrtarët amerikanë dhe analistë të pavarur reaguan në mënyrë skeptike të premten ndaj një pretendimi të talebanëve se Kina është gati të investojë miliarda dollarë në Afganistan.   Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara shqetësohen më shumë të sigurojnë ndihmë për popullin afgan që po […]

Putin në “Javën e Energjisë Ruse”: Rritja e çmimeve të gazit në Europë ishte rezultat i mungesës së energjisë elektrike

Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në seancën plenare të Forumit Ndërkombëtar “Java e energjetikës ruse”, që zhvillohet tani në Moskë. Ja disa teza kryesore nga fjala e tij:   Sipas rezultateve të vitit të kaluar konsumi global i energjisë primare u ul në 4.7%. Kjo ishte goditja më serioze për këtë degë në […]

Moska fton talebanët në bisedimet për Afganistanin më 19 tetor

Rusia i ka dërguar ftesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës, Pakistanit dhe talebanëve që të marrin pjesë në bisedimet e Moskës dhe Afganistanit, që do të mbahen më 19 tetor.   Lajmi është konfirmuar nga AFP, e cila citon burime ruse.   Gjatë një interviste për media, ministri i Jashtëm rus, Kabulov është […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara