Ish-i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka disa ditë që reagon dhe kritikon Albin Kurtin pas deklaratave të këtij të fundit rreth shqyrtimit të lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael dhe rreth bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Grenell thotë se komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë gjithë atë investim në Kosovë që të dalë dikush e ta shpërbëjë më pas atë, duke iu referuar Albin Kurtit.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk ka investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që Albin Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë”, ka shkruar Grenell.
Më pas ai ka thënë se “populli i Kosovës meriton liri dhe të ardhme” dhe ka pyetur se “pse një lider do të dëshironte ta shpërbënte Kosovën”.
Në disa reagime të mëhershme Grenell e ka cilësuar Kurtin si një anti-amerikan që ka qenë kundër secilës administratë amerikane duke filluar nga Bill Clinton.
22 vjet nga thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri
Identifikohen dy shqiptarë të Kosovës në varrin masiv të gjetur në Serbi
Kosova për herë të dytë zgjedh një grua për presidente
PE me shumicë votash mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
Diaspora dërgoi një miliardë euro në Kosovë: Shifra është sa gjysma e buxhetit të shtetit për një vit
Përfaqësuesit e bizneseve të Kosovës refuzojnë ftesën e Beogradit për vaksinim
Sot mbushen 22 vite kur NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë. Në 24 mars të vitit 1999, NATO filloi bombardimet kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Këto bombardime zgjaten 78 ditë. Si rezultat i këtyre bombardimeve, Sllobodan Millosheviç, “Kasapi […]
Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt, të martën u cilësua si ditë historike nga udhëheqësit politikë në Kosovë. Në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, ushtruesja […]
Një revoltë studentësh të Universitetit të Prishtinës në fillim marsit të vitit 1981, për pak ditë u shndërrua në një lëvizje në shkallë të gjerë dhe pranvera e atij viti ishte periudhë demonstratash të mëdha, në të cilat u kërkua që Kosova të kishte statusin e Republikës në kuadër të Federatës Jugosllave. Pas […]
PZAP-ja konstatoi se votat e disa partive boshnjake e rome të fituara në zonat me shumicë serbe janë të pavlefshme, se nuk mund të sigurohet përfaqësimi i garantuar i një komuniteti me votat e një komuniteti tjetër. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa anuloi në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në komunat […]