Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

 

 

Greqia, Gjermania dhe pesë vende të tjera të Bashkimit Evropian prezantuan të martën një sistem çertifikatash vaksinimi për udhëtarët, disa javë përpara fillimit të këtij programi më 1 korrik në bllokun me 27 vende.

 

Vendet e tjera që filluan ta përdorin këtë sistem më herët ishin Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Kroacia dhe Polonia, sipas Komisionit Evropian.

 

Greqia, e cila mbështetet shumë tek turizmi, ka kërkuar me ngulm përdorimin e çertifikatës me karakteristika të përparuara të sigurisë. Çertifikatat u jepen personave që janë plotësisht të vaksinuar, si dhe atyre që e kanë pasur virusin dhe kanë zhvilluar antitrupa, si edhe të tjerëve që kanë bërë një test brenda 72 orëve të fundit.

 

Dokumentet do të jenë në formë dixhitale dhe në letër. Ato do të jenë falas, të shpërndara në gjuhën kombëtare dhe në anglisht dhe të vlefshme në të gjitha vendet e bllokut.

 

“Qytetarët e BE-së po presin me padurim që të udhëtojnë përsëri dhe duan ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë të sigurt. Çertifikata e BE-së do të ishte një hap vendimtar,” tha Komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides.

 

Ministri grek për strategjinë dixhitale, Kyriakos Pierrakakis, tha se udhëtimet do të bëhen më të lehta brenda BE-së ndërsa vendet e bllokut miratojnë standardin e ri të verifikimit.

 

“Vendet nuk do të lëshojnë më çertifikata të vendeve të veçanta, por do të miratojnënjë çertifikatë të përbashkët. Kjo do t’i thjeshtojë gjërat në mënyrë të konsiderueshme”,tha zoti Pierrakakis në televizionin privat Skai.

 

Komisioni i BE-së beson se njerëzit që janë vaksinuar nuk duhet të testohen më ose të futen në karantinë, pavarësisht nga vijnë apo ku shkojnë, nëse kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë.

 

Megjithatë vendet e bllokut nuk e kanë mbështetur ende rekomandimin.

 

 

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara