Greqia donte ta festonte me bujë 200-vjetorin e pavarësisë prej Perandorisë Osmane. Por për shkak të pandemisë grekët do ta ndjekin paradën vetëm në televizor.
Në Greqi këtë përvjetor e kishin imagjinuar ndryshe. Me festivale fshatrash dhe parada shkollash, festime me shumë të ftuar të shquar, veçanërisht nga Anglia, Franca, Gjermania dhe Rusia – vende në shekullin e 19-të ishin filohelene dhe i mbështetën grekët për të fituar pavarësinë. Njerëzit dëshironin të festonin me gëzim, krenari dhe një vështrim të sigurt drejt së ardhmes, sidomos dhjetë vjet pas fillimit të krizës prej borxheve të shtetit.
2021 – viti i përkujtimit të 200 vjetorit të Revolucionit Grek – me 25 marsin si ditë kryesore të kremtimeve. Por pandemia e koronës i fshiu të gjitha planet.
Pa flamuj, pa entuziazëm
Greqia feston vetëm me një paradë ushtarake në Athinë, pa spektatorë, pa fëmijë, pa flamuj, pa entuziazëm. Automjetet e blinduara po parakalojnë përmes një qyteti të zbrazur.
Dhe avionët luftarakë grekë, amerikanë dhe francezë do t’i prezantojnë aftësitë e tyre akrobatike vetëm për teleshikuesit – duke u treguar si rastësisht edhe fqinjëve turq sa të fortë janë bërë të nënshtruarit e dikurshëm pas 200 vjetësh.
Ideja fillestare e qeverisë greke nën kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që të ftonte krerët e shteteve të Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë si të ftuar nderi më 25 mars lidhet me faktin se tre ish-fuqitë e mëdha i ndihmuan dikur grekët me fitoren e tyre mbi flotën osmano-egjiptiane në Navarino në tetor 1827 në rrugën drejt lirisë së tyre të dëshiruar. Beteja detare e Navarinos konsiderohet të jetë fillimi i fundit të Perandorisë Osmane – dhe dha një kontribut të madh në krijimin e Greqisë si shteti i parë i pavarur në Ballkan. DW
Greqi: Rikthimi i ekstremizmit të djathtë
Greqi, gardh 40 kilometra i gjatë për të penguar refugjatët afganë
Grekët protestojnë kundë vaksinimit të detyrueshëm
Greqi: Ekip futbolli i refugjatëve
“Mos na refuzoni shtëpinë tonë”, emigrantët shqiptarë në Greqi paralajmërojnë protestë në sheshin “Sintagma”
Athinë, vritet gazetari i njohur
Një tjetër konflikt po lind brenda kufijve të Europës dhe është ai mes Greqisë dhe Gjermanisë. Kjo pasi qeveria helene përsëriti kërkesën për negociata mbi dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore. “Çështja nuk mbyllet deri kur kërkesat tona të plotësohen”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme […]
Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miratoi Dekretin Presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon deri në 12 milje. Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez. Lajmin e ka publikuar e para gazeta greke “To […]
Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një raporti për kongresin, që nuk ia njeh Greqisë zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje. Sipas gazetës greke “Ekathimerini” kur e njoftoi për herë të parë synimin për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon në Gusht të këtij viti, kryeministri Kiriakos Mitsotakis tha se kjo ishte […]
Xhamia e parë në Athinë, kryeqytetin e Greqisë, u hap për për komunitetin mysliman pas një procesi 14-vjeçar planifikimi dhe ndërtimi. Në deklaratën e bërë nga Ministria greke e Arsimit dhe Çështjeve Fetare, përdoret shprehja “Xhamia e Athinës u hap për obligime duke filluar nga data 2 nëntor 2020 dhe do të zbatohen […]