e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Shteti fqinj Greqia, i jep fund mbylljes së shkaktuar prej koronavirusit, duke u hapur plotësisht në mes të muajit qershor.

 

Më konkretisht më 15 qershor, Greqia do të hapë kufijtë për turistët.

 

Deklarata u bë këtë të martë nga Kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis duke folur gjatë një samiti të përbashkët me vende të tjera të Ballkanit.

 

“Në fillim të muajit qershor do të hapen kufijtë për udhëtimet e bizneseve, punëtorët sezonal dhe për pjesëtarët e familjeve që banojnë në vende të tjera. Ndërsa për turistët kufijtë do të hapen më 15 qershor”, u shpreh Mitsotakis.

 

Greqia humbi 165 persona nga koronavirusi, ndërsa në total u infektuan 2.840.

 

Më shumë

Greqia shtyn lejet e qëndrimit të të huajve, kategoritë që përfitojnë

Ministria greke e Emigracionit njoftoi shtyrjen deri në fund të këtij viti të lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve që janë lëshuar për disa kategori të huajsh pjesën dërrmuese të të cilëve e përbëjnë shqiptarët.   Sipas njoftimit të Ministrisë greke të emigracionit shtyhen lejet që janë lëshuar nga data 1 Janar 2020 deri më […]

Hap dyert xhamia e parë në Athinë

Xhamia e parë në Athinë, kryeqytetin e Greqisë, u hap për për komunitetin mysliman pas një procesi 14-vjeçar planifikimi dhe ndërtimi.   Në deklaratën e bërë nga Ministria greke e Arsimit dhe Çështjeve Fetare, përdoret shprehja “Xhamia e Athinës u hap për obligime duke filluar nga data 2 nëntor 2020 dhe do të zbatohen […]

Grekët braktisin Athinën pak orë para mbylljes

Këto pamje vijnë sot nga Athina. Trafiku në rrugët nacionale është rritur ndjeshëm sot pasi shumë athinas po largohen nga kryeqyteti për në fshatrat e tyre, pak para bllokimit për shkak të koronavirusit, që nis nesër në 06.00 të mëngjesit, deri më 30 nëntor.   Mediat greke raportojnë se nga ora 6.00 deri në […]

Greqia në karantinë për herë të dytë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar sot një bllokim tre javor në të gjithë vendin, në përpjekje për të ndaluar një rritje agresive të infeksioneve me Covid-19. Ky bllokim do të jetë i dyti për Greqinë dhe do të hyjë në fuqi nga e shtuna në mëngjes. Gjatë kësaj bllokade kombëtare, të gjitha dyqanet […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara